Presidenti Meta solidarizohet në mbështetje të fushatës globale “Të ngjyrosim botën blu”

276
Ta ngjyrosim botën blu. Presidenti Meta i është bashkuar solidarizimit në kuadër të ditës ndërkombëtare të të drejtave të fëmijëve.
Ja postimi i tij në rrjetin social facebook dhe pamjet nga ndërtesa e presidencës  :
” Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, Institucioni i Presidentit, solidarizohet sot në mbështetje të fushatës globale “Ta ngjyrosim botën blu”.
Është mision dhe detyrim për të gjithë ne të garantojmë mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve, për t’u krijuar çdo mundësi, që të rriten të shëndetshëm e të sigurtë dhe të realizojnë ëndrrat e tyre shumëngjyrëshe në Atdheun e përbashkët.
E ardhmja europiane e Shqipërisë varet shumë nga cilësia e fëmijërisë së tyre.”
Sigal