Viti i Ujorit dhe Binjakëve, astrologia parashikon një 2021 të mbarë për të lindurit e këtyre datave

322
Sigal

E para astrologe në qytetin e Vlorës, e cila e zhvilloi si profesion ndër vite në Greqi dhe më pas u kthye në atdheun e saj për të ndryshuar mentalitetin dhe për të thyer një tabu.

Kjo është Liza Gjika nga qyteti i Vlorës, ku tashmë prej vitesh parashikon fatin dhe karakterin e njeriut nëpërmjet shenjave të Horoskopit si dhe numrave të vitit të lindjes.

Liza tregon se viti 2021 është viti i shenjave të ajrit të cilat do të ndihen më tepër më fat se viti i kaluar.

Gjithashtu sipas saj përsa i përketë numrave viti 2021 është viti i numrit 5, si dhe numrave të cilët kanë harmoni me të si 9,11,22 etj

“Shenjat e ajrit janë më të privuara. Ujorët janë të parët pastaj Binjakët që kanë numrin 10-të të komunikimit. Janë njerëz të shkëlqyer, dinë të flasin bukur , në kohën dhe momentin e duhur. Kjo është arma e tyre e fuqishme, komunikimi. Pa komunikim këta nuk jetojnë dot, dinë ta përdorin bukur gjuhën. Numri më me fat për 2021 është 5, pesa është numri i suksesit, i famës. Pavarësisht që vimë nga një vit i cili na ka goditur. Këtë vit personat që kanë lindur në datën 5 apo numri i ditëlindjes i gjithë ditëlindja, muaji, viti i del pesë do të jenë një me vitin. Do të jenë shumë mirë, do të arrijnë qëllimet e tyre. Këtë vit do të jenë shumë mirë personat e numrit 4, 5 dhe 6. Gjithashtu edhe personat që kanë harmoni me këto nr do të jenë mirë si, 9, 11,22, 23, “– thotë ajo.

Në fillim kur u vendos në Vlorë hasi shumë vështirësi, për shkak të mentalitetit të qytetit, ndërsa sipas Liza Gjikës, astrologes së parë në Vlorë situata ndryshoi me kalimin e viteve. Shqiptarët tashmë besojnë më shumë duke parë dhe prekur nga afër ndodhit që ndodhin, ndodhi këto të parashikuara më parë nga shenjat zodiakale apo edhe data e lindjes.