Tualetet publike transparente në Japoni po funksionojnë, do t’i përdornit?

407
Sigal

Një tualet publik transparent, për të gjithë ne mund të tingëllojë si një endërr e keqe, pasi në to mund të na shohin të gjithë!

Projekti më i ri në Tokio është i tillë. Tualetet transparente, të krijuara nga arkitekti fitues i çmimeve Pritzker Shigeru Ban dhe shumë dizajner të njohur, janë ndërtuar komplet nga qelqi.

Mirëpo ajo që i bën akoma më të veçantë këto tualete është ndryshimi i ngjyrës e cila kthehet në të errët kur dikush futet brenda dhe askush nuk mund t’ju shikojë gjatë kohës që ju ndodheni aty.

Këto tualete u hapën këtë muaj në pesë vende në lagjen Shibuya të kryeqytetit si pjesë e Projektit të Tualeteve të Tokios, të organizuar nga Fondacioni Nippon jofitimprurës.

Për fondacionin ky projekt dhe këto tualete janë një arritje dhe shumë të domosdoshme për qytetarët, pasi ata mund të ndihen të sigurt dhe të pastër në këto tualete.