Kur hapen, shtrirja e krahëve është 8.2 metër. AeroMobili, po ashtu, ka motor me djegie të brendshme dhe në tokë ecën me shpejtësi maksimale mbi 160 kilometra në orë ndërsa në ajër deri në 360 km/h.
Gjithashtu, kjo veturë gjatë fluturimit mund të mbajë peshë prej 960 kilogramë falë motorit me katër cilindra 2.0 Turbo i cili është me kapacitet prej 110 kuajfuqi në tokë dhe 300 kuajfuqi në ajër.
AeroMobil, po ashtu, me vetëm një rezervuar mund të fluturojë deri 750 km. Projekti nisi në 1990 kur Klein testoi prototipin e parë, versionin 1.0 dhe pesë vite më pas versionin 2.0. Në 2010-ën erdhën prototipi i parë funksional dhe mjeti ka kaluar nëpër testime intensive për ta certifikuar për prodhim.
Klein, po ashtu, do të jetë një prej folësve të Akademisë Kreative që do të mbahet në datat 23-24 tetor në Tiranë ku do të flasë rreth kompanisë së tij, AeroMobil dhe peripecive dhe sfidave me të cilat u përball teksa po përpiqej ta shndërronte në një realitet të prekshëm veturën e tij fluturuese./PCW