Sharon Stone thotë se njerëzit që nuk e pranojnë procesin e plakjes janë “mosmirënjohës”

32
Sigal

Për Sharon Stone, mosha është thjesht një numër. Aktorja e “Basic Instinct”, thotë se nuk është aspak e shqetësuar për moshën dhe procesin e plakjes dhe mendon se njerëzit që e kanë frikë këtë proces janë “mosmirënjohës”.

Sharon Stone thotë se njerëzit që nuk e pranojnë procesin e

Në një intervistë për UK Times, Sharon tha se për 2 muaj ka ditëlindjen dhe do të jetë edhe më e rritur. “Më pëlqen të jem gjallë dhe e shëndetshme. Mendoj se të gjithë duhet të jenë super të emocionuar që ia kanë dalë, sepse kam dëshmuar shumë njerëz që nuk ia kanë dalë (të plaken)”, duke shtuar: “Mendoj se njerëzit që kanë turp që po plaken janë thjesht mosmirënjohës”.

Sharon Stone thotë se njerëzit që nuk e pranojnë procesin e

Aktorja 65-vjeçare, prej kohësh e ka përqafuar këtë proces, duke marrë qindra komplimente dhe mbështetje nga njerëzit. Por, duhet thënë se jo të gjithë kanë qenë të lumtur me zgjedhjet e saj. Ajo, për Vogue Arabia, ka thënë se një burrë më i ri në moshë i ka dhënë fund marrëdhënies me Stone, sepse ajo refuzonte të bënte botox.

Sharon është shprehur se më parë, në periudhën kur kishte super famë, ka bërë fillers dhe botox, por më pas pësoi një goditje në tru dhe i duhej të bënte mbi 300 doza botoxi dhe fillers që gjysma e fytyrës të merrte pamjen e duhur.