Rregullat e arta të dekorimit – Si ta bëni shtëpinë të duket më e madhe

218
Sigal

Të pasurit një shtëpi të madhe me hapësirën e duhur për të gjithë anëtarët e familjes është ëndërr e secilit prej nesh.

Por mes ëndrrës dhe realitetit, njeriu mjaftohet me atë shtëpi që mund të përballojë financiarisht.

Edhe nëse shtëpia që keni zgjedhur mund të jetë e vogël, me truket e duhura ju mund t’i jepni asaj dhe vetes një hapësirë më të bollshme.

Zgjidhni Ngjyra Të Çelëta

Sipas ekspertëve ngjyra me të cilën do të lyeni shtëpinë luan një rol domethënës në krijimin e idesë së një hapësire të madhe ose të vogël.

Nëse dëshironi që shtëpia të duket më e madhe jepini dritë asaj duke zgjedhur ngjyra të çelëta e të hapura.

Mobiljet dhe tapiceritë gjithashtu duhet të kenë ngjyra të çelëta

Ndriçimi

Arkitektët sugjerojnë zbatimin e rregullit të artë të ndriçimit, që ka të bëjë me vendosjen e tre burimeve të ndriçimit në çdo dhomë.

Kësisoj, ato do të krijojnë një hapësirë drite që vizualisht do të duket sikur ka zmadhuar hapësirën e dhomës.

Trekëndëshi i dritës do ta bëjë shtëpinë të duket më e madhe se sa është.

Transparenca

Ekspertët sugjerojnë që të investoni në mobile transparente, tryeza xhami e karrike transparente të cilat tani janë shumë në modë.

Sa më transparente t’i keni mobiljet aq më e madhe do të duket shtëpia.

Pasqyrat

Pasqyrat reflektojnë dritën dhe krijojnë iluzionin e të paturit një apartament më të madh.

Me pasqyrat mund të përdorni edhe fantazinë dhe  të luani me kornizat dhe madhësinë e tyre.

Rafte Të Larta

Raftet duhen vendosur në pika më të larta që shikimi të shkojë sipër.

Kësisoj krijohet idea e një hapësire më të madhe.

Në ëto rafte mund të vendosni libra, dekorime të vogla dhe vazo.

Larg Rrëmujës

Mobilimi i rrëmujshëm dhe kaotik i shtëpisë e mbyll dhe e zvogëlon atë.

Në mobilimin e shtëpisë duhet të jeni minimalistë dhe të shmangni sa më shumë rrëmujën që të krijoni idenë e një hapësire të madhe e të pastër.

Më Pak Piktura

Mos i mbushni muret me piktura e korniza.

Zgjidhni një pikturë të madhe që krijon idenë e hapësirës së madhe dhe shmangni kornizat e vogla që e ngushtojnë atë.