Ndërkohë që po përgatitet për performancën e saj në Super Bowl, RiRi po kalon kohën e lirë duke na ndriçuar me stilin dhe rehatinë e saj.
Ajo postoi një video në Instagram, ku pozoi me një hoodie dhe mbathje gri, të krijuara nga “Fenty x Savage” dhe kërcen e pashqetësuar dhe në mënyrë shumë seksi, siç i ka hije në fund të ditës.
Pra, zyrtarisht, sezoni i hoodie-ve është i hapur dhe këtë e tregon Rihanna, me reklamën e parë për markën e saj, që pas lindjes së djalit të saj me A$AP Rocky, në maj të këtij viti.
Ndërkohë, ja edhe disa mënyra si ta kombinosh një hoodie:
Me fund tenisi
Me xhinse dhe xhaketë xhins
Me streçe
Me pardesy
Me pantallona serioze dhe xhaketë lëkure
Me xhinse dhe taka
Me xhaketë serioze
Me pantallona cargo
Me tuta, në të njëjtën ngjyrë ose jo