Pyetje që mund t’ia bësh partnerit/es për të kuptuar disi nëse përputheni seksualisht

251
Sigal

Pavarësisht fazës së marrëdhënies suaj, ka një sërë pyetjesh që do t’ju tregojnë më shumë për dëshirat seksuale të partnerit/es si edhe për detaje që mund t’ju bëjnë të kuptojnë nëse përputheni ose jo në këtë pikë.

“Komunikimi është mënyra më e mirë për të kuptuar se sa të pajtueshëm jeni seksualisht,” tha për Healthline ekspertja e seksit Goody Howard.

Sipas saj, këto pyetje do t’ju ndihmojnë të komunikoni:

1. Cili është akti seksual i preferuar që ke provuar?

2. Cilat janë aktet seksuale që ne bëjmë dhe do të doje t’i bënim pak më pak?

3. Cila është diçka që ke dashur ta provosh me mua, por ke pasur siklet të ma thuash?

4. Si ndihesh për marrëdhëniet tona seksuale?

5. Cila është koha e preferuar e ditës për të bërë seks me mua? Pse?