Njihuni me gjimnasten 10-vjeçe, e cila ushtron 30 orë në javë për të ruajtur trupin muskuloz

310
Sigal

E ëma e gjimnastes 10-vjeçe e cila ushtron 30 orë në javë për të ruajtur linjat trupore që tashmë i ka formësuar, ka pranuar se kjo vajzë ka punuar edhe më shumë gjatë kohës së izolimit si rezultat i pandemisë së coronavirusit.

Lyza Brooks Mosier nga Georgia në SHBA që ka respektuar masat e izolimit të vendosura nga 3 prilli, është në formën më të mirë të mundshme fizike, transmeton Telegrafi.

Ajo çdo ditë zgjohet në ora 5:30 të mëngjesit dhe ushtron pesë ditë në javë, me një total prej 30 orëve në javë.

Ndërkaq e ëma e saj Jill Mosier, 45-vjeçe, thotë se kjo nxënëse filloi me gjimnastikë kur ishte 4-vjeçe dhe është zotuar se nuk e ka ndërmend të ndalet, pasi është “dashuruar” me këtë sport nga i cili për asnjë moment nuk ndahet.

“Lyza motivon veten dhe dëshiron të jetë më e mira prej të mirave. Gjithmonë ka dëshirë të jetë në krye. Zgjohet në ora 5:30 për të ushtruar në dhomën që e ka të mbushur me pajisje të ndryshme”, tha e ëma e saj Jill.

Image

Image

Image

Image

Image

Image