Sigal

Të dish se çfarë i lëndon miqtë tanë, me katër putra, në shtëpi ndihmon për t’i mbrojtur ata nga dëmet.

A është shtëpia një vend i sigurt?

Shtëpia është foleja jonë, vendi ku ne ndjehemi më të sigurt në botë, të lirë të relaksohemi dhe të ulim nivelin e alarmit. Por a është e njëjta gjë për miqtë tanë me katër këmbë? Shpesh në shtëpi ka rreziqe të pamendueshme për kafshët tona; për fat të keq ne jemi mësuar të mendojmë për të qenë njerëzor, të bindur se modeli ynë i jetës dhe zakonet tona mund të përshtaten lehtë me ta, gjithashtu. Oscar Grazioli, veterinar, ekspert i anestezisë dhe terapisë së dhimbjejes.

(Getty)

Qepët, dhe preshat

Macja është mishngrënëse dhe vështirë se do të zgjedhë për të ngrënë një qepë, me dëshirën e saj. Por nëse kjo është e copëtuar, gatuar dhe ngjyhet në një salcë të mirë; shija e tyre mund të vlerësohet nga to. E njëjta gjë nuk është e vërtetë për qenin që më së shumti gëlltit gjithçka pa e menduar shumë. Një nga përbërësit e qepës, sulfoksidet, dmth, ata që janë përgjegjës për erën tipike, janë shkaku i toksicitetit në organizmin e maceve që nuk mund t’i metabolizojnë ato dhe goditet nga një anemi e veçantë që nganjëherë mund të jetë fatale. Ne gjithashtu i kushtojmë vëmendje produkteve të homogjenizuar për fëmijë, ku ndonjëherë shtohet pluhuri i qepëve si aromatizues. Ne mendojmë se kjo mund t’i bëjë ata të rimarrin oreksin, ose t’i ushqejnë më mirë, pasi është e përshtatshme për rritjen e një fëmije, por në realitet ne po i helmojmë pak në të njëjtën kohë. Për qentë, megjithatë, toksiciteti i këtyre ushqimeve është më i ulët, por do të ishte një ide e mirë për t’i shmangur ato.

(Getty)

Gërr gërret: Macja bën gërr gërr për të komunikuar një gjendje mirëqenieje, ndjehet mirë. E bëjnë që kur janë të sapolindur, për t’i komunikuar nënës që janë mirë. Ajo ia kthen me të njëjtën monedhë “ron ron”. Dhe nuk mbaron këtu: kjo mirëqenie mund t’u tregohet edhe humanëve, sipas veterinerit francez Jean-Yves Gauchet që mbështet ‘ron ron terapinë’ në Francë. Sipas tij, gërr gërret e maceve ndihmojnë për të ulur stresin dhe pagjumësinë, të ngjashme me një muzikë të caktuar.

Puthja e maces: Është ajo shprehi që macja bën, me sytë e mbyllur ose gjysmë të mbyllur vazhdimisht, drejtuar padronit të saj. Do të thotë që ndjehet mirë dhe është e qetë.

Hedhja për së larti: Macet hidhen lart 5 herë më shumë se gjatësia e tyre, në këtë mënyrë arrijnë 2,5 metra lartësi.

maxresdefault

 

Tualeti: Macet, dihet që janë kafshë shumë të pavarura. Sipas një eksperti të intervistuar nga Mother Nature Network, njeriu mund të arrijë akoma më shumë: mund të instruktojë macen e vetë për të përdorur wc-në dhe të tërheqë shkarkuesin. Provojeni për ta besuar!

Macja e zezë ndjellë fatkeqësi? Jo, përkundrazi!

Astronomia e maceve – Në 1963 Franca dërgoi një mace në hapësirë. Quhej Felicette dhe parametrat jetësorë të saj monitoroheshin në mënyrë të vazhdueshme. Ndryshe nga Laika e shkretë, qenushja ruse, Felicette u kthye në vendin e saj shëndoshë e mirë.

Të shohë në errësirë: Mund ta bëjë falë zinkut dhe proteinave që mbulon retinën dhe reflekton dritën si një pasqyrë.

Klonimi: Nicky i vogël u lind në 2004 dhe ishte macja e parë që u klonua nga AND e e një Maine Coon-i të vdekur. Çdo gjë ka një çmim dhe padroni i maces të racës Maine Coon, për të qetësuar dhimbjen e braktisjes, pagoi 50 mijë dollarë.

Orientimi: Macet janë të pajisura me një lloj GPS, që, ndryshe nga kafshët e tjera, i lejon ato të gjejnë përherë rrugën për në shtëpi.

Të flenë: Në qoftë se mendoni se mërziten vetëm në shtëpi, mos u shqetësoni. Macet mund të flenë edhe 2/3 e ditës.

percentage-day-cats-spend-sleeping_690ebe0d82d2f0e2