Ngordh 55 vjeç në kopshtin zoologjik francez rinoceronti më i vjetër në botë

586
Sigal

Rinoceronti i bardhë më i vjetër në botë ka ngordhur në një kopsht zoologjik francez në moshën 55 vjeçare.

Sana, e cila lindi në Afrikën e Jugut në vitin 1964, u transportua në Evropë në moshën shtatë vjeç.

Ajo jetoi në disa parqe në Gjermani përpara se të mbërrinte në Planete Sauvage, një kopsht zoologjik në Nantes, Francë , në 1993.

Jetëgjatësia e rinocerontit të bardhë dhe të egër zakonisht është rreth 50 vjet, sipas grupit të mbrojtjes ‘Save the Rhino’.

Sana kërkoi kujdes të veçantë në vitet e saj të mëvonshme dhe vdiq të martën, tha parku në një deklaratë.

Aty lexohej: ‘Ekipi i Planete Sauvage me keqardhje ka njoftuar vdekjen e Sana, të martën, 12 nëntor në moshën 55 vjeçare (rekord botëror për rinocerontët më të vjetër).

Lindur në vitin 1964 në Parkun Kombëtar Umfolozi në Afrikën e Jugut, Sana mbërriti në Evropë në 1971. Ajo kaloi disa vjet në parqe të ndryshme në Gjermani para se të arrinte në Planete Sauvage më 27 tetor 1993, një vit pasi u hap.