Kemi hyrë zyrtarisht në sezonin e Bricjapit, një prej shenjave më ambicioze, punëtore të palodhura dhe të vendosura të horoskopit. Të lindurit në datat 22 dhjetor-19 janar janë pa diskutim liderë të lindur në punë dhe japin shumë nga vetja për të arritur aty ku duan, ashtu si edhe në raporte shoqërore. Living ju zbulon arsyet pse Bricjapi është shoqja e përjetshme që lum kush e ka!
1. Shoqëria me Bricjapin zgjat përgjithmonë: Mos u mërzisni nëse nuk keni gjetur akoma dashurinë e ëndrrave pasi në krahun tuaj do të keni gjithmonë atë, miken e ëndrrave. Shoqëria me një Bricjap është një ndër dhuratat më të vyera që mund t’ju falë jeta kështu që mbajeni sa më fort pasi s’do të gjeni kurrkund më mirë. Bricjapi është shenjë besnike dhe këtë gjë e reflekton kudo.
2. Është një organizuese e lindur, do u nxjerrë gjithnjë nga telashet: Nëse do të na duhej të zgjidhnim një tipar karakteristik të Bricjapit, nuk mund të lëmë pa përmendur aftësitë e saj për të organizuar dhe zgjidhur gjithçka. Nëse përfundoni në ndonjë telash të vogël, gjë që nuk ua urojmë, mos u shqetësoni pasi shoqja Bricjap do të bëhet copash derisa t’ju nxjerrë nga balta.
3. Është një maniake e rregullit dhe përsosmërisë: Nëse menduat se Virgjëresha është shenja më perfeksioniste e zodiakut, atëherë nuk keni njohur akoma një Bricjap. Ajo sistemon bibliotekën sipas rendit alfabetik, seleksionon veshjet sipas ngjyrave, nuk lë asnjëherë papastërti ne shtëpi dhe do që gjithçka të shkëlqejë. Megjithatë ndonjëherë edhe Bricjapi i thyen rregullat.
4. Urren gënjeshtrat: Nëse nuk doni ta humbisni si shoqe, bëni vetëm këtë gjë: tregohuni të vërtetë me të. Bricjapi nuk i kapërdin dot gënjeshtrat dhe nuk fal lehtë nëse zbulon se e keni mashtruar.
5. Vdes për shopping: Edhe pse i premton vazhdimisht vetes që nuk do të harxhojë më, nuk është aspak habi që t’ju marrë në telefon javën e dytë të muajit dhe të qahet se nuk ka asgjë për të ngrënë. Mos kërkoni të dini arsyen pasi nëse thua ‘’shopping’’ i ke thënë të gjitha. Një shoqe Bricjap është plotësisht i varur prej tij, edhe pse ankohet gjithmonë se garderoba e saj është bosh dhe se nuk ka asgjë për t’u veshur.