Lind zebra me pigment të rrallë në lëkurë

598
Sigal

Një zebër e porsalindur me njolla të pazakonta pikash është fotografuar në Kenia – e para e këtij lloji që është parë në Maasai Mara.

Antony Tira, një udhëzues turnesh dhe fotograf në kampin Matira Bush, vuri re zebrën e zezë me pika, ndërsa vëzhgonte rezervatin e parkut, afër lumit Mara.

Ai i tha Daily Nation  se fillimisht mendonte se zebra e porsalindur ishte kapur dhe shënuar me pika “për qëllime të migrimit”.

Por, gjatë një inspektimi më të afërt, fotografi kuptoi se në fakt ajo kishte vetë lëkurën e saj me ato motive të veçanta dhe me sa duket kishte një çrregullim të melaninës, pigmentit të errët të lëkurës.

Melanizmi – e kundërta e albinizmit – është shkaktuar nga një ndërtim difektoz i melaninës së pigmentuar të errët në lëkurë.