Keni njohur njerëz të parezistueshëm? Ja 7 sekretet e tyre!

477
Sigal

Disa njerëz rrezatojnë gjithmonë energji pozitive dhe vetëbesim. Edhe më skeptikët e gjejnë veten të dashuruar me një personalitet të tillë. Ata janë të parët që zgjidhni për ndihmë, këshilla dhe shoqëri. Pyetja spontane që lind është “Çfarë kanë ata ndryshe ? Çfarë i bën aq të parezistueshëm?”

Ja disa “rregulla të arta” që ndjekin për të ruajtur këtë perspektivë të shëndetshme:

  1. Tregojnë respekt për të gjithë

Njerëzit e parezistueshëm janë të sjellshëm njësoj pavarësisht nëse janë duke komunikuar me klientin më potencial apo me një kamarier. Ata e kuptojnë se sado mirë të sillen me personin që po drekojnë, nuk është asgjë nëse i paraqesin një sjellje të pahijshme me dikë tjetër. Këto personalitete i trajtojnë të gjithë me respekt sepse besojnë se nuk janë më të mirë se të tjerët.

  1. Ndjekin “ Rregullin e Platinit ”

Rregulli i Artë – trajtoj të tjerët ashtu siç dëshiron të trajtohesh. Njerëzit motivohen nga gjëra të ndryshme. Dikush është i etur për vëmendje, dikush dëshiron të mos i cënohet privatësia, mirëpo njërëzit e parezistueshëm kanë aftësinë të lexojnë të tjerët dhe e përshtasin sjelljen dhe stilin e tyre në bazë të personit me të cilin kanë të bëjnë.

3. Nuk përpiqen shumë fort

Njerëzit e parezistueshëm nuk e dominojnë bisedën me lëvdata mbi veten apo tregime mburrëse. Ata e dinë se sa të papëlqyer bëhen njerëzit që flasin gjithmonë për veten dhe që përpiqen shumë për të rënë në sy.

  1. Janë autentik

Njërëzit e parezistueshëm e pranojnë veten ashtu siç janë. Të tjerët përreth nuk duhet të konsumojnë energjitë e tyre për të parashikuar si do të sillen apo veprojnë, sepse janë një libër i hapur. Ata e dinë që askujt nuk i pëlqejnë gjërat e rreme dhe se njerëzit priren drejt njerëzve autentik, pasi është e thjeshtë për t’ju besuar.

  1. Kanë integritet

Integriteti është një koncept i thjeshtë në dukje, por një gjë e vështirë për t’u praktikuar. Për ta demonstruar çdo ditë, njerëzit e parezistueshëm shmangin të folurit keq për të tjerët dhe bëjnë gjënë e duhur edhe atëherë kur është e vështirë për ta bërë.

  1. Janë të buzëqeshur

Pa vetëdije njerëzit pasqyrojnë gjuhën e trupit të personit me të cilin po flasin. Ata buzëqeshin dhe e marrin mbrapsht çiltërsinë në mënyrë të ndërgjegjshme ose jo, duke krijuar empati.

  1. Kujdesen për të tjerët

Njerëzit e parezistueshëm mendojnë për të tjerët më shumë se për veten e tyre. Kanë aftësinë për të bërë këdo të ndihet i pëlqyer, i respektuar, i kuptuar dhe i parë. Kur janë duke folur me ju nuk mendojnë për përgjigjet që do japin, por dëgjojnë me vëmendje çfarë keni për të thënë. Fokusi nuk është tek figura që po bëjnë, por tek të kuptuarit kush jeni. Bëjnë pyetje të hapura, për të nxjerrë akoma më në pah karakterin tuaj.