Kush rri zgjuar deri vonë, rrezikon më shumë të preket nga diabeti

39
Sigal

Studimi i ri zbuloi se njerëzit që preferojnë të shkojnë në shtrat në orët e vona – mund të jenë më të prirur ndaj disa rreziqeve shëndetësore.

Kryesisht, faktorët negativë të stilit të jetesës, si mungesa e aktivitetit fizik dhe pirja e duhanit, ndikojnë më shumë tek njerëzit që preferojnë të shkojnë në shtrat në orët e vona se sa tek njerëzit që kanë një orar të rregullt gjumi.

Ekspertët rekomandojnë mbajtjen e një orari të rregullt gjumi dhe të paktën 8-9 orë gjumë çdo natë.

Njerëzit që preferojnë të shkojnë në shtrat vonë dhe të zgjohen vonë mund të rrezikojnë shëndetin e tyre, sipas një studimi të ri. Nuk është sekret se cilësia e zakoneve të gjumit të dikujt ndikon në mirëqenien e tyre. Studimi i ri, i botuar në revistën “Annals of Internal Medicine”, zbuloi se personat që shkojnë në shtrat vonë,  kishin më shumë gjasa të kishin zakone jo të shëndetshme jetese dhe të zhvillonin diabet.

Këta njerëz janë në një rrezik 72% në rritje të zhvillimit të diabetit – dhe ky është një rrezik i i lartë në krahasim me njerëzit që flenë më herët.

Gjithashtu, sipas studiuesve këta persona kanë më shumë gjasa të pinë duhan, të ushtrohen rrallë dhe kenë një dietë jo të shëndetshme.

Si mund të qëndrojnë të shëndetshëm njerëzit që preferojnë orët e vona të gjumit?

Studimet  e reja mund të duken alarmante për njerëzit që preferojnë të shkojnë në shtrat dhe të zgjohen më vonë, megjithatë, ekziston një mundësi – faktorët e stilit të jetesës që shkaktojnë kryesisht rrezikun e rritur të diabetit te personat me një stil jetese jo të shëndetshëm mund të ndryshohen.

“Është një lajm i mirë për personat që flenë vonë,” – shprehet një nga studiuesit. “Edhe pse ata kanë një rrezik në rritje të diabetit, nëse rregullojnë disa nga zakonet e tyre të këqija, këto rreziqe mund të ulen ndjeshëm.”

Një zgjidhje shumë më e thjeshtë është të bëni rregullime të vogla të stilit tuaj të jetesës. Kjo nënkupton, të paktën 150 minuta aktivitet fizik çdo javë, dietë të shëndetshme, të flini nga 7 deri në 9 orë çdo natë, të ulni konsumin e duhanit dhe alkoolit dhe të mbani një peshë të shëndetshme.

Reduktimi i kohës para ekranit dhe menaxhimi i stresit mund t’i ndihmojë njerëzit të kenë gjumë më të mirë dhe të ulin rreziqet e tyre shëndetësore