Kujdes! “Hëna e Plotë” që sjell vetëm ndarje e tradhti; Ja si t’ia hidhni paq këtij fenomeni pa ju thyer zemra

743
Sigal

Hënat e plota janë ‘famëkeqe’ e thuhet e besohet se i bëjnë njerëzit tejet emocional! Për shkak të kësaj, Hëna e Plotë është gjithashtu përfaqësuese e “ndarjeve” në astrologji, duke përfshirë tradhtitë, zënkat dhe prishjen e një lidhjeje.

Sidoqoftë, ky mit nuk mund të jetë më larg nga e vërteta. Hëna përfaqëson të vërtetën tonë, emocionet e pakamufluara dhe na lejon të bëjmë një zhytje të thellë brenda vetes ! Gjatë kësaj periudhe njerëzit flasin pa filtra dhe gjithçka nxjerrin nga goja, u buron nga zemra. Nëse ka një hendek midis një çifti, ata duhet të komunikojnë e të gjejnë rrënjët e problemit, sepse natën e Hënës së Plotë të gjithë e kanë më të lehtë të shprehen.  Të vërtetat shpalosen natyrshëm, por në këtë kohë, ne mund të ndiejmë gjithashtu një  presion ! Mos lejeni që kjo gjendje të ndikojë shëndetin tuaj emocional, por përpiquni të kuptoni se termometri kozmik po ju shtyn të mendoni në një mënyrë të tillë. T’i jepni fund lidhjeve, t’i thoni gjërat pa takt e të lëndoni njerëzit që doni.

Ky tension ndihet edhe para Hënës së plotë, kështu që nëse ju dhe i dashuri keni patur një zënkë nga hiçi, tani e dini pse.

Hënat e plota janë në të vërtetë një kohë kur njerëzit dëshirojnë të punojnë në marrëdhëniet që qëndrojnë në fije të perit. Mos harroni, Hëna shkëlqen më shumë se kurrë e kjo gjë që na bën të shohim më qartë situatat dhe njerëzit. Hëna në astrologji është lidhet me vetveten dhe atë  që ne nuk mund ta shprehim. Pra, po, Hënë e Plotë teknikisht shënon “mbarime” por jo në mënyrën si ne mendojmë. Na ndihmon  të shohim marrëdhëniet nga një këndvështrim më i thellë dhe më i qartë, Hëna i jep fund dramës dhe rrit angazhimet tona.

Image