Këto 8 tatuazhe sjellin fat të keq, sipas njerëzve dhe ekspertëve!

937
Sigal

Nëse jeni supersticioz ose spiritual, atëherë mund të konsideroni që tatuazhet të jenë simbolike e diçkaje më të thellë se sa një model apo dizajn i thjeshtë. Ka shumë kuptime të fshehta pas tatuazheve (vetë arti i bojës së përhershme në trup është konsideruar prej kohësh i shenjtë dhe mistik), por jo të gjitha janë pozitive. Për disa njerëz, tatuazhe të caktuara besohet se përfaqësojnë fat të keq, dhe sigurisht, tatuazhistët e kanë kuptuar se çfarë konsderohet “ters”. Madje, shumë prej tyre besojnë edhe vetë në idenë se këto tatuazhe mund të ndjellin keq. Ja cilët janë 8 prej tatuazheve që ndoshta do ishte mirë të mos i bënit.

#1 – Emri i partnerit

Emri i partnerit si tatuazh, pavarësisht se sa mirë po shkon marrëdhënia juaj, konsiderohet si një “puthje e vdekjes” sipas artistëve të tatuazheve. Ndodh herë pas here: Dikush bën një tatuazh me emrin e dashurisë së tyre dhe … marrëdhënia shkrihet. Tyson Weed, ekspert tatuazhesh, thotë “bëni gjithçka që nënkupton dashurinë tuaj, përveçse të shkruani emrin”.

#2 – Një kryq i kthyer përmbys

Këto 8 tatuazhe sjellin fat të keq, sipas njerëzve dhe

Kryqet e përmbysur kanë rrënjë në krishterim, por në kulturën popullore, ata shpesh janë të lidhur me filma horror me tema demonike. Nëse dëshironi të bëni një kryq mbi ju, sigurohuni që të jeni të vetëdijshëm për drejtimin që do të ketë tatuazhi në trup.

#3 – Një tatuazh i papërfunduar dragoi

Këto 8 tatuazhe sjellin fat të keq, sipas njerëzve dhe

Kultura dhe prejardhje të ndryshme kanë besime të ndryshme për atë që e bën një tatuazh “fatkeq”.

“Në kulturën kineze, është keq të mbushni me bojë sytë e një dragoi derisa të përfundojë tatuazhi, sepse [duke qenë se sytë janë dritarja e shpirtit] dragoi do të ndjejë dhimbjen e tatuazhit sapo sytë e tij të përfundojnë.”

Pra, nëse do bëni një tatuazh dragoi, sipas besëtytnive, sytë duhet t’i lini për në fund.

#4 – 666

Këto 8 tatuazhe sjellin fat të keq, sipas njerëzve dhe

666 është një nga simbolet më të njohura të fatit të keq. Besohet se ky simbol mund të tërheqë energji negative pavarësisht nga besimet personale të përdoruesit.

666 është një tjetër simbol ogurzi. Kjo sekuencë e numrave konsiderohet si “shenja e bishës”. Disa njerëz, që e kanë bërë tatuazhin, edhe me shaka, zbuluan se në mënyra të çuditshme në një farë mënyre kanë tërhequr situata negative në jetën e tyre. Nëse jeni supersticioz, më mirë shmangeni këtë model.

#5 – Një nyjë vdekjeje

Këto 8 tatuazhe sjellin fat të keq, sipas njerëzve dhe

Valknut është një nga simbolet e lidhur me të vdekurit, ndoshta me të vrarët nga beteja dhe mund të jetë fat i keq sepse ka një simbolikë që lidhet me vdekjen.

#6 – Sigilët

Këto 8 tatuazhe sjellin fat të keq, sipas njerëzve dhe

Shumë simbole që duken të jenë thjesht abstrakte ose të dizajnuara në të vërtetë kanë kuptime më të thella, më ezoterike që ia vlen të kuptohen para se të bëhen tatuazhe. Sigilëve, simbole të gdhendura nga një libër demonologjik i quajtur “Çelësi i Vogël i Solomonit”, ndoshta duhet t’u qëndroni larg.

#7 – Tatuazhe makabre

Këto 8 tatuazhe sjellin fat të keq, sipas njerëzve dhe

Ndonjëherë thjesht ideja e një tatuazhi shumë “të errët” mund të mos jetë një ogur i mirë. Këtu përmendim një thikë me gjak, natyrë e frikshme, dhëmbë që kafshojnë etj.

#8 – Syri i Keq

Këto 8 tatuazhe sjellin fat të keq, sipas njerëzve dhe

Ndërsa një zgjedhje popullore e tatuazheve – dhe një hajmali relativisht e zakonshme në shtëpi dhe biznese – syri i keq, nga historia antike dhe në kultura të caktuara mendohet si simbolikë e fatit të keq.