Si përgjigje ndaj ndryshimeve klimatike gjithnjë e më të theksuara, në zemër të qytetit Düsseldorf, Gjermani është ndërtuar një ndërtesë e pazakonshme: më shumë se 30.000 bimë e mbulojnë fasadën e objektit pesëkatësh afarist Kö-Bogen II.
Bimët, kryesisht kacavjerrëse, janë vendosur në fasadë në formën e gardhit të gjallë i cili shtrihet në 8 kilometra nëpër muret e pjerrëta dhe kulmin e ndërtesës, të cilën e ka projektuar studio gjermane e arkitekturës Ingenhoven Architects.
Përveç pamjes shumë të bukur fasada siguron edhe izolim më të mirë të ndërtesës, por kontribuon edhe uljes së temperaturës së ajrit në ambientin e ndërtesës, gjë që është posaçërisht e rëndësishme për ambientet e qyteteve gjatë ditëve të ngrohta.
Për gjelbërimin e ndërtesës është zgjedhur shkoza e bardhë, bimë e cila është vendase dhe vetvetiu është rezistuese dhe e përshtatshme për mirëmbajtje, transmeton Telegrafi
Bimët mbajnë fletët e tyre edhe gjatë dimrit, janë rezistuese ndaj goditjeve të erërave të forta, dhe mundësia për tu dëmtuar nga njerëzit është e vogël/
Përveç objektit kompleks të hapësirave të zyrave gjendet edhe një objekt i vogël në formë trekëndëshi në të cilin janë vendosur restorantet dhe shëtitoret, kulmi i të cilave gjithashtu është i mbuluar me gjelbërim.