Inteligjenca artificiale ju njeh! Teknologjia e re dallon personalitetin e njeriu vetëm duke parë një selfie të tij

78

Teknologjia e njohjes së fytyrës mund të dallojë personalitetin e një personi vetëm duke analizuar një selfie që nuk shfaq asnjë emocion, pretendon studimi.

Kërkuesit ndërtuan një rrjet artificial neural që mori në mbikëqyrje 128 faktorë të ndryshëm të fytyrës së një personi, si gjerësia e gojës dhe gjatësia e buzëve apo syve.

Ata përdorën të dhëna nga këto lexime për të kategorizuar një person bazuar në 5 tipare kryesore personaliteti, vetë-ndërgjegjësimi, neuroticizmi, ekstraversioni, lehtësia për të rënë dakord dhe të qënit i hapur.

Kur u krahasua me pyetësorët e plotësuar nga vullnetarët, u pa se inteligjenca artificiale ishte e saktë 58% të kohës.

Kërkuesit thonë se aftësia e një njeriu për të bërë të njëjtën gjë ka një saktësi prej rreth 50% dhe është më pak konsistente.