Frutat dhe perimet që janë fantasike për humbjen e peshës

22
Sigal

Ushqimi dhe palestra ju ndihmojnë që të humbisni kilogramët e tepërt dhe të investoni në shëndetin e mirë. Por, a e dini se konsumimi i disa frutave dhe perimeve specifikisht i ndihmon njerëzit që të ndihen më shpejt të ngopur, e si rezultat të mos fitojnë shumë peshë.

Sipas dietologes Annequa Godart, e cila ka folur për The Mirror, ja cilat janë katër kategoritë e frutave dhe perimeve që duhet të shtoni në regjimin tuaj ushqimor.

#1 Selino

E para në listën e frutave dhe perimeve për humbje peshe është selinoja. E njohur për efektin e “kalorive negative”, pra fakti që trupi juaj mund të djegë më shumë kalori duke tretur këtë perim, antioksidantët e selinosë shkatërrojnë inflamacionin dhe parandalojnë kancerin.

Frutat dhe perimet që janë fantasike për humbjen e peshës

FOTO: SHUTTERSTOCK

#2 Molla

Ky frut është shumë i pasur me fibra, të cilat i bëjnë njerëzit të ndihen më shpejt të ngopur, kësisoj të rregullojnë oreksin dhe peshën e tyre. Mollët janë një tjetër mundësi e shkëlqyer për ata që duan të humbasin peshë, të pasura me fibra dietike dhe pektinë, e cila ndihmon në rregullimin e përthithjes së yndyrës nga trupi juaj.

#3 Manaferrat

Manaferrat janë një nga frutat më të mira për të mos shtuar peshë. Ashtu si luleshtrydhet, boronicat dhe mjedrat, këto fruta nuk kanë shumë sheqer, por janë të pasura me antioksidantë dhe fibra, duke i bërë ato perfekte për të kënaqur dëshirat e ëmbla kur jeni në një plan të humbisni kilogramët e tepërt.

#4 Brokoli & lulelakra

Perime të tilla si brokoli, lulelakrat dhe kastraveci janë të pasura me fibra dhe ujë, gjë që ndihmojnë njerëzit të ndihen të ngopur shpejt edhe nëse konsumojnë sasi të madhe. Pra, ju keni ngrënë shumë, por shëndetshëm e kësisoj nuk keni frikë se do të shtoni kilogramë.