Eshtë shumë e thjeshtë të thuash se do të kursesh para, por jo edhe aq ta bësh vërtet. Nuk do të ndodhë kurrë që të zgjoheni një ditë dhe të shihni llogarinë bankara plot me kursime, edhe nëse merrni një rrogë të lartë mujore. Kursimi është disiplinë dhe nëse nuk e keni me siguri keni rënë pre e hileve psikologjike që shpesh na e bëjnë më të vështirë nga ç’është.
1. Eshtë më e thjeshtë të mos bësh asgjë sesa të bësh një ndryshim
Që të kursesh, duhet të veprosh. Që do të thotë të heqësh dorë nga disa plane, dëshira, blerje, etj për të arritur në fund një objektiv. E dimë që është më e thjeshtë t’i lësh gjërat siç janë dhe në fund të ankohesh sesa të bën diçka që se ke bërë më parë.
2. Ne marrim më shumë vendime duke patur parasysh të tashmen sesa duke menduar për të ardhmen.
Nëse na duhen rroba të reja, i blejmë tani. Nëse do shkojmë për pushime, shkojmë tani, por çfarë ndodh? Kënaqësinë e momentit mund “ta paguajmë” më shtrenjtë më vonë. Nëse sakrifikoni diçka nga sot, nesër mund të kënaqeni dyfish!
3. Refuzojmë të kontrollojmë shpenzimet prandaj shpenzojmë edhe më shumë.
Nëse i kontrolloni vazhdimisht balancat në kartat tuaja, do të mendoheni dy herë para se të blini diçka. Nëse s’keni asnjë lloj kontrolli mbi harxhimet tuaja, shanset janë të mos kurseni kurrë.
4. Mendojmë se objektivi final është më i rëndësishëm sesa progresi që bëjmë gjatë rrugës
E rëndësishme është të rritemi duke e kthyer në stil jete dhe edukatë kursimin. Një objektiv mund të arrihet lehtë, por problemi qëndron tek mënyra dhe qëndrueshmëria juaj.
5. Nëse nuk festoni për fitoret e vogla, nuk i bëni më të forta veprimet financiare në të ardhmen
Vlerësoni çdo fitore të vogël, çdo arritje apo progres pozitiv.






















