Sigal

Një studim i cili ka zgjatur plot 63 vite na vërteton shkencërisht se personaliteti i një personi ndyshon disa herë gjatë jetës. Këtë gjë mund ta keni hamendësuar dhe vetë deri diku, pasi ndër vite mund të keni kuptuar që nuk jeni më i njëjti person, por hulumtimi i kryer nga Universiteti i Edinburghut tregon se brenda disa dekadave nje person mund të tjetërsohet në sajë të rrethanave të ndryshme më shumë se një herë.

Ky ka qenë studimi më i gjatë i kryer ndonjëherë rreth personalitetit të njeriut dhe ka filluar në vitin 1950, kohë gjatë të cilës psikologët e universitetit filluan të analizonin sjelljet e 1200 14 vjeçarëve. Pas testeve të ndryshme këta fëmijë u grupuan sipas 6 personaliteteve: fëmijë me vetbesim të lartë, të vetdijshëm të ndërgjegjshëm, këmbëngulës, me dëshirën për të shkëlqyer, origjinal, dhe të qëndrueshëm.

Rreth 63 vjet më vonë, studiuesit zbuluan se fëmijët e dikurshëm, tanimë 77 vjeç treguan sjellje dhe karakteristika të tjetërsuara.
Sipas psikologëve sa më i gjatë të jetë intervali midis dy vlerësimeve të personalitetit, aq më e dobët është marrëdhënia mes dy karkaterve, pra duket sikur kemi të bëjmë me dy njerëz të ndryshëm.

Personaliteti ndryshon gradualisht gjatë gjithë jetës, por në moshën më të vjetër mund të jetë mjaft i ndryshëm nga personaliteti në fëmijëri.