Disa mënyra si mund të përmirësoni ‘overthinking’

133
Sigal

Overthinking (Mendimet e tepërta) – një zakon i pashëndetshëm që zakonisht shkakton më shumë stres duke u përqendruar në mendime negative, duke menduar vetëm të kaluarën dhe duke u shqetësuar për të ardhmen. Në vend të zgjidhjes së problemeve, ju përsiatni një çështje pa dalë me zgjidhje logjike.

Si të ndalojmë overthinking?

Të mendojmë e të mendojmë dhe vetëm të mendojmë për çdo gjë është shumë rraskapitëse. Nëse jemi duke analizuar çdo gjë gjatë gjithë ditës e natës, ka ardhur koha t’i marrim gjërat pak më lehtë, të largohemi nga disa mendime dhe të vazhdojmë jetën tonë pa pasur kaq shumë dyshime.

Pranoni ose mohoni mendimet tuaja

Ju nuk duhet ta konsideroni si të vërtetë çdo mendim që keni. Në fakt, ju mund t’i përdorni këto mendime të tepërta për të vënë në dyshim dhe për të kontrolluar faktet se çfarë është e vërtetë, në mënyrë që overthinking të mos ketë aq shumë pushtet mbi ju.

Bëhu njësh me natyrën

Pavarësisht se ku ndodheni, ajri i pastër mund t’i bëjë shumë mirë mendjes. Nëse jeni në gjendje të dilni në natyrë, aq më mirë.

Fillo të meditosh

Trajnimi i vëmendjes është një teknikë meditimi që ndihmon njerëzit me ankth dhe depresion. Mënyra më e lehtë për ta praktikuar është të përqendroheni në diçka krejtësisht të zakonshme dhe rutinë, si larja e enëve ose palosja e rrobave.

Shkruaji mendimet e tua

Një nga mënyrat për të çliruar veten dhe trurin është të shkruash gjërat të cilat ndjen dhe i mendon gjatë gjithë kohës në një copë letër, ose në telefon. Rëndësi ka që këto mendime të shkruhen dhe kështu nuk mbesin gjithë kohën duke u rrotulluar në mendjen tuaj. Do të ndiheni më mirë.

Overthinking mund të jetë më i përhapur për disa njerëz sesa të tjerët. Nëse mendimet janë shumë shqetësuese ose po ndikojnë në jetën tuaj, rekomandohet të kërkoni ndihmën e një profesionisti të shëndetit mendor.