Anullohen festimet masive në Stonehenge për solsticin, 10,000 ndjekësit mund ta shohin eventin online

283
Sigal

Festimet për solsticin në Stonehenge janë anulluar dhe 10,000 druidë dhe udhëtarë që e ndjekin eventin janë thënë se do të jenë të detyruar ta shohin atë vetëm nëpërmjet filmimeve live.

Mijëra njerëz ndjekin daljen e diellit në monumentin neolitik në ditën më të gjatë të vitit.

Rregullat e strikta mbi mbledhjet e turmave kanë ndaluar mbarëvajtjen e eventit si zakonisht dhe agjencia English Heritage ka gjetur si zgjidhje shpërndarjen live të tij.

Siti turistik është mbyllur që në mars për shkak të pandemisë së koronavirusit.