Abuzimi me alkoolin/ Rritet numri i personave me probleme shëndetësore dhe varësi ndaj tij

457
Sigal

Bota po përballet me një rritje në problemet e lidhura me alkoolin për shkak të shtimit të përdorimit të tij gjatë karantinës, kanë paralajmëruar ekspertët e shëndetit.

“Kujdesi ndaj problemeve me alkoolin duhet të jetë një pjesë shumë e rëndësishme për rimëkëmbjen e vendit”, shprehen ekspertët britanikë.

Gjatë izolimit, shitjet e alkoolit në Britani u rritën me 67%, pasi u pa si një zgjidhje për të përballuar situatën stresuese të krijuar nga pandemia.

Numri i njerëzve që kanë shkuar në spitale me probleme shëndetësore si pasojë e alkoolit është vënë re është në rritje, por si problemi më shqetësues nga kjo situatë shihet ndikimi afat-gjatë që kjo do të krijojë.

Sipas ekspertëve, janë brezat e rinjë që do të vuajnë problemet më shqetësuese nga kjo gjendje.