“Të kundërtat tërhiqen” mund të vlejë kur flasim për fushën magnetike, por te njerëzit, situata duket ndryshe.
Një studim mbi marrëdhëniet romantike zbuloi se për më shumë se 80% të tipareve të analizuara – nga pikëpamjet politike deri te droga dhe mosha në të cilën njerëzit kryenin marrëdhënie seksuale për herë të parë – partnerët shpesh ishin jashtëzakonisht të ngjashëm.
Tanya Horwwtz, një studente doktorature në University of Colorado Boulder, SHBA, dhe autorja e studimit të botuar në revistën Nature Human Behaviour, tha: “Zogjtë me të njëjtat pendë kanë më shumë gjasa të grumbullohen së bashku.”
Sipas hulumtimit, midis 82% dhe 89% e tipareve të ekzaminuara ishin të ngjashme midis partnerëve dhe vetëm 3% ishin ndryshe. Kur të kundërtat dukeshin se tërhiqeshin, lidhjet shpesh ishin të dobëta dhe të pasigurta.
“Edhe në situatat kur ndihemi sikur kemi një zgjedhje për marrëdhëniet tona, mund të ketë mekanizma që ndodhin në prapaskenë, për të cilët ne nuk jemi plotësisht të vetëdijshëm,” tha Horwitz.
Marrëdhëniet kur njerëzit kanë shumë të përbashkëta mund të lindin kur ata rriten në të njëjtën zonë, shoqërohen me një grup të ngushtë miqsh ose bëhen më të ngjashëm sa më shumë kohë kalojnë së bashku.