7 gjëra që mund të zhduken deri në vitin 2030! Në listë, karikuesit, telekomandat e kartat

1583
Sigal

Telekomandat

Nëse keni shumë telekomanda, mos prisni t’i mbani edhe për shumë kohë. Në vitet e ardhshme, ekspertët presin që aplikacionet e ndryshme që japin komanda me zë të nxjerrin jashtë “loje” telekomandat.

Ipod-et

Në vitet 2000 ishte kënaqësi që të kishë një Ipod me vete ndërsa dilje për vrap. Por në fakt, ata janë zëvëndësuar nga smart-phone-t. Këtë vit kompania  ka nisur të ndërpresë prodhimin për disa lloje Ipod-esh.

Kabinat telefonike

Sapo doli telefoni celular, ato janë bërë gjithnjë e më pak të domosdoshme. Në vende si New York, ka kioska që ofrojnë mundësinë e telefonatës, ëi-fi apo portë për karikimin e celularit, që po i zëvendësojnë kabinat e dikurshme telefonike.

Karikuesit dhe kabllot

Në vitet e ardhshme, elektronika pritet të shkojë drejt një të ardhmeje pa tel, ndryshe nga sot ku duhet të lëvizësh me karikues apo kabllo me vete.

Çeku

Nuk keni një bllok për çeqe? Nuk ka problem. E ardhmja parashikohet të jetë pa ta. Pagesat online dhe transferimi i fondeve direkt nga llogaria bankare pritet t’ia zërë vendin çekut.

Kartat e kreditit

Me kompanitë e smart-phone-ve që gjithnjë e më shumë po shtojnë sigurinë e pagesave përmes tyre parashikohet të ulë dozën e qarkullimit të parasë fizike e si rrjedhojë të ulë edhe nevojën e përdorimit të kartave.

Kabllorët

Gjithnjë e më shumë kabllot e antenat po hiqen nga përdorimi e një pjesë e madhe e familjeve po përdorin platformat online për transmetimet televizive.