6 shprehje super toksike që thoni në çift

261
Sigal

Në marrëdhëniet tona më të ngushta, e kemi të thjeshtë të flasim pa u menduar gjatë. Duket si gjë e mirë, pasi do të thotë se ndiheni mirë me njëri-tjetrin dhe mund të ndani çfarë keni në mendje pa asnjë problem. Pikërisht këtu, fillon gjithçka, në momentin që nuk dini të ruani masën dhe cënoni dikë tjetër, qoftë edhe padashje.

Shprehjet në vijim, janë konsideruar nga terapistët si më tokstiket të thëna prej çifteve, prandaj edhe nëse ndonjëherë kanë dalë nga goja juaj përpiquni t’i shmangni.

1. “Nuk është ndonjë gjë e madhe” ose “Hë se do ta kalosh”

Partneri juaj nuk ka nevojë për asnjërën prej këtyre përgjigjeve. Ata po shpresojnë ta shihni problemin me sytë e tyre dhe ta ndihmoni nëse mundeni. Duke thënë këtë duket sikur po neglizhon problemin e tij dhe e bën të pendohet pse e ndau me ty.

2. ” Ti je fiks si mami/babi yt”

Kjo fraza që zakonisht thuhet në mes të një sherri të nxehtë është gjetja më e keqe. Tingëllon si fyerje e dyfishtë dhe askush s’do të donte ta dëgjonte. Familjen mbajeni larg problemeve në çift nëse nuk janë të përfshirë dhe reduktojini komente të tilla. Më mirë merruni dhe kritikoni sjelljen e tij/saj në mënyrë specifike.

3. “Ti gjithmonë” ose “Ti kurrë”

Kjo është shprehja më frustruese në botë! E vendos automatikisht partnerin tuaj në pozicion mbrojtjeje, ndërkohë që është mirë ta dëgjoni deri në fund pa e bërë të ndihet keq.

4. “Po e bën gabim. A mund të bësh siç bëj unë?”

Po supozojmë se po bëni diçka produktive dhe partneri është duke bërë një gabim gjatë procesit. Sërish duhet të mbani një tjetër qasje. Mund t’ja vini në dukje në një formë më delikate dhe mos harroni që takti është çelësi i gjithçkaje. Në vend të kësaj shprehjeje, më mirë mësojeni si bëhet gjëja.

5. “Hoqa dorë”

Kalimet në përfundime si “hoqa dorë”, “dua divorc” apo “të urrej” mund të shkaktojnë dëme edhe më të mëdha nga ç’mendoni ju. Eshtë normale të zemëroheni me njëri-tjetrin, por ekstremet s’i bëjnë mirë askujt. Numëroni deri në 10 dhe pastaj flisni, ose edhe më mirë akoma, mos flisni fare. Përpiquni të qetësoheni.

6. “Sa e ndjeshme je”

Çfarë do të thuash me këtë? Po minimizon ndjenjat e partnerit tënd dhe s’është e drejtë. Nuk e vendosim ne sesi do të ndihet njeriu përballë, prandaj mos bëni “presione” të tilla që ndikojnë tek vetëbesimi dhe siguria.