6 gjëra që bëjnë gratë e zgjuara kur një marrëdhënie përfundon

859
Sigal

Nuk flasin lart e poshtë duke bërë shkaktar partnerin për ndarjen dhe problemet e tyre. E dinë se marrëdhëniet janë në çift dhe nëse ato mbarojnë, një pjesë të fajit e kanë dhe ato. E pranojnë që nuk ia dolën dhe marrin edhe përgjegjësitë për gjërat që mund të kenë bërë gabim.

Marrin kohë për veten

Fundi i një marrëdhënieje sjell shumë ndryshime të rutinës, të rrethit të miqve, aktiviteteve dhe ndonjëherë edhe të vendeve. Mund të kesh jetuar me ishin dhe në momentin e ndarjes duhet të kthehen në shtëpi tek prindërit. Merrni kohë për t’i analizuar gjërat dhe për t’u përshtatur me jetën e re para se të hyni në një marrëdhënie tjetër. Kjo është një shenjë përgjegjësie.

Nuk fillojnë menjëherë një marrëdhënie tjetër

E dinë mirë që për të mbushur atë boshllëk që ka lënë ndarja e tyre, nuk mund të nisin një marrëdhënie ose të përfshihen shpirtërisht me dikë që nuk e njohin. Zgjedhin të jenë vetëm derisa plagët t’u shërohen. Veç të tjerash, e dinë që nuk kanë nevojë për dikë tjetër për të qenë të lumtur.

Kanë objektiva të qarta

Një marrëdhënie është pjesë e jetës së tyre, por nuk është gjithçka dhe kjo është arsyeja  pse kur arrin fundin, jeta do të vazhdojë sepse kanë hobi, projekte e ëndrra për të përmbushur të cilat nuk varen nga personi në krah.

Nuk përgjithësojnë

Nëse ajo marrëdhënie nuk ka qenë aq e bukur ose ka lënë ndonjë zhgënjim, një grua inteligjente e di që ‘jo të gjithë janë njësoj’ dhe është e hapur ndaj dashurisë sepse e kupton që jeta ndonjëherë ka ulje dhe ngritje. Mësojnë t’i diferencojnë meshkujt që i përmbushin dhe ata që nuk e bëjnë këtë.

Largohen

Kur përfundon një histori, nuk ka rëndësi se sa je lënduar apo sa e ke dashur, duhet të dish që është gjithmonë më mirë të largohesh nga dikush që s’i përket më jetës tënde. Mbyllja e ciklit  përfshin edhe largimin dhe është diçka që duhet ta bësh.