50 vite nga rënia e meteorit 2.5 herë më të madh se Hëna

529
Sigal

Në prill 1969, në rrugët e Londonderry, një vizitor i padëshiruar ra nga hapësira shumë pak kilometra larg qytetit.

Meteoriti i Bovedy-t hyri në atmosferë mbi kanalin e Bristol-it si një flakë zjarri blu-gjelbër dhe teksa shpejtësia rritej ai lëshoi një tingull të frikshëm, përpara se të ktehej në ngjyrë portokalli dhe të përplasej mbi Irlandën e Veriut.

Pesëdhjetë vjet më pas, Observatori Armagh dhe Planetarium festojnë ardhjen e meteoritit, pjesë e të cilave janë edhe copat e mbetura të meteoritit.

Një pjesë e shkëmbit shpërtheu mbi Lisburn në Qarkun Antrim, duke djegur çati asbesti në zyrat qendrore të policisë në Sprucefield.

Grumbulli më i madh u ul në tokën bujqësore në Bovedy, Londonderry.

Gazeta shkencore, Nature, shpjegoi se fermeri, Z. Gilmore, “e përshkroi meteoritin që po vinte direkt drejt tij dhe duke kaluar lart, vlerësohet 2.5 herë më i madh se Hëna e plotë”.

Heather Alexander, punonjëse e muzeut , shpjegoi se gurët janë shumë të vlefshëm.

“Nuk na lejohet t’ju tregojmë sa janë, por është më shumë se shtëpia ime”, tha ajo.

Muzeu Ulster në Belfast ka një copë shkëmb dhe ka pjesë të vogla në koleksione të tjera anembanë botës.