5+ gjërat që nuk duhet t’i vishni kurrë në aeroport gjatë verës

156
Sigal

Kur bëhet fjalë për udhëtimet gjatë verës, komoditeti është thelbësor. Megjithatë, disa veshje mund t’ju bëjnë të ndiheni jo mirë gjatë udhëtimit. Për një përvojë pa probleme, ja 5+ gjërat që nuk duhet t’i vishni kurrë në aeroport gjatë verës.

Këpucë të parehatshme

Shmangni takat e larta, shapkat ose këpucët e reja. Në vend të tyre, zgjidhni këpucë të rehatshme, si atlete, që ofrojnë mbështetje për këmbët dhe ju lejojnë të ecni me lehtësi në aeroport.

Shumë bizhuteri

Ne e kuptojmë që dëshironi të përdorni aksesorë, por bizhuteritë e tepërta mund të jenë të papërshtatshme dhe kërkojnë kohë gjatë kontrolleve të sigurisë në aeroport. Detektorët e metaleve dhe skanerët e trupit mund të aktivizohen nga vathët e tradhë apo byzylykët e mëdhenj. Shmangni vonesat duke lehtësuar procesin e kontrollit të sigurisë.

Veshje të parehatshme

Kur do të kaloni orë të tëra në udhëtim, është thelbësore t’i jepni përparësi rehatisë në vend të stilit. Shmangni veshje të tilla si xhinse të ngushta, fustane të ngushtë pas trupit ose këmisha që ju shtrëngojnë. Zgjidhni pëlhura të lirshme që lehtësojnë lëvizjen dhe ju mbajnë freskët.

Veshje të tepërta

Ndonëse këshillohet të merrni me vete një xhaketë apo pulovër (në varësi të vendit ku do të shkoni) veshjet e tepërta mund t’ju bëjnë të ndiheni të ngarkuar gjatë udhëtimit. Aeroportet dhe avionët kanë sisteme që kontrollojnë temperaturën, ndaj nuk do të keni probleme.

Veshje komplekse

Është mirë të shmangni veshjet komplekse kur shkoni në aeroport. Veshjet me dizajne të ndërlikuara, kopsa të tepërt ose shtresa komplekse mund ta bëjnë procesin e kontrollit të sigurisë më të gjatë dhe të lodhshëm si për ju ashtu edhe për personelin e sigurisë.

Parfume të fortë

Parfumet ose produktet e tjera me aromë të fortë mund të jenë të pakënshëm për udhëtarët e tjerë, veçanërisht në hapësira të mbyllura si aeroportet dhe avionët. Disa individë mund të kenë gjithashtu ndjeshmëri ose alergji ndaj aromave të forta, gjë që mund të shkaktojë parehati ose probleme shëndetësore. Zgjidhni aroma të lehta ose mos përdorni fare.