Vebi Kosumi: Vetëvendosja dhe pavarësia e shteteve. A mund të krahasohet Krimea me Kosovën?

1387

Intervistoi: Ermira Babamusta 






 

Vebi Kosumi, migroi
nga Kosova n
ë
Mbretërinë e Bashkuar gjatë kohës së shkatërrimit të ish Jugosllavisë. Ai ka
punuar me azil-kërkuesit dhe refugjatët nga viti 2000. Ёshtë anëtar bordi në
tri organizata jo qeveritare në nivelin Britanik, që mirren me imigrantët.
Vebiu është konsulent i zhvillimit ndërkombëtarë, dhe aktualisht punon në një
projekt kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe skllavërisë moderne.

 

Vebiu
ka diplomuar në masterin e ligjeve (LLM) në ligjin ndërkombëtar me marrdhënie
ndërkombëtare. Ka publikuar në xhurnalin akademik, Queens Political Review në
vitin 2014 me temën “Can the European Union resolve the Life-Cycle of the
Conflict in Kosovo?  (A Mundet Unioni
Evropian t’a Zgjidh Ciklin Jetësor të Konfliktit në Kosovë?). Vebiu ka
publikuar librin “Can Crimea Claim Secession and Accession to Russian
Federation in Light of Kosovo’s Independence?” (A mundet Krimea të Shkëputet
dhe të Bashkohet me Federatën Ruse duke u Bazuar në Pavarësinë e Kosovës?),
2018.

 

 

Cili është libri juaj më i ri dhe kur e
keni botuar?

 

Libri
titullohet “Can Crimea Claim Secession and Accession to Russian Federation in Light
of Kosovo’s Independence?” (A mundet Krimea të Shkëputet dhe  të Bashkohet me  Federatën Ruse duke u Bazuar në Pavarësinë e
Kosovës?), botuar në 2018.

 

Për çfarë bën fjalë libri?

 

Sigal

Libri ekzaminon rastin e Krimesë dhe bashkimin
e saj me Federatën Ruse, duke e krahasuar me pavarësinë e Kosovës. Mbështetet

burime akademike duke p
ërfshirë
xhurnale akademike, arkiva nga Unioni Sovjetik, Federata Ruse, Ukraina, ish
Jugosllavia, Shqipëria dhe Kosova, gjithashtu përfshinë burimet e mediave që
përcjellin zhvillimin e situatës së Krimesë.

 

Çfarë mesazhi keni dashur të përcillni
përmes tij?

 

Libri
analizon deklaratat Ruse për krahasimin e Krimesë me Kosovën, mirëpo, në
ekzaminimin e thellë të ligjit ndërkombëtar, përfundimi është ai të cilin
lexuesi do t’a gjej kur e lexon librin.

 

Çfarë strukture ka libri?

 

Libri
ka një strukturë akademike me kapitujt: 1. Hyrje; 2. Bakgroundi legal dhe
historik i Krimesë dhe Kosovës; 3. Shtetësia në ligjin ndërkombëtar dhe
aplikimi i tij në rastin e Krimesë dhe Kosovës; 4. Vetëvendosja dhe aplikimi në
rastin e Krimesë dhe Kosovës; 5. Përdorimi i Forcës, dhe 6. Përfundimet

 

Çfarë e ka frymëzuar këtë zhanër të
librit?

 

Interesimi
im ishte gjithmonë shumë i madh për ligjin ndërkombëtar dhe marrdhëniet
ndërkombëtare, mirëpo interesimi im është rritur shumë më shumë pas studimeve
mastër në Universitetin e Kentit dhe ofertës nga Universiteti i Jorkut (York) për
doktoratë.

 

Sa libra keni botuar deri tani? Na
tregoni më tepër për veprat e tjerat letrare tuajat.

 

Ky është
libri im i parë, mirëpo kam pasur edhe një publikim në xhurnal akedemik (Queens
Political Review, Belfast) në vitin 2014. Në të ardhmën mendoj të shkruaj
novela.

Kush ju mbështet
shpirtërisht në krijimtarinë tuaj letrare dhe publicistikë?

 

Familja
ime më mbështetë gjithmonë, sidomos motra ime, Shehidja. Kam mbështetje nga
shumë miq dhe familjarë në Angli,në mbarë botën përëndimore, dhe nga vendet
Ballkanike e sidomos ato të banuara me Shqiptarë. Inspirimi më i madh është
djali im, Albi, dhe libri i kushtohet atij edhe pse ai ende nuk mund t’a kuptoj
komleksitetin e ligjit ndërkombëtarë dhe marrdhënieve ndërkombëtare. Mirëpo pa
marr parasysh ai ka një pasion për Kosovën dhe Shqiptarët.

 

Cili libër/autor
që keni lexuar ju ka tërhequr më shumë dhe pse?

Kam lexuar shumë,
mirëpo një nga librat e fundit që kam lexuar është “Live Fire” (Zjarri I gjallë) nga
Stephen Leather. Libri tjetër që
në mendimin tim është libri më i mirë i shkruar për historinë e Kosovës deri
para luftës së fundit, është libri i Noel Malcolm, “Kosovo a Short History”
(Kosova një Histori e Shkurtër). Libri ka gati 500 faqe dhe unë e kam shfletuar
me qindra herë. Noel Malcolm e flet bukur gjuhën shqipe, dhe është njohës i mirë
i rrethanave Shqiptare. Noel Malcolm është historian me renome dhe ka shkruar
gjithashtu librin “Bosnja a Short History” (Bosnja një Histori e Shkurtër).

 

Çfarë pasione
dhe qëllime të tjera keni në jetë?

 

Pasioni
im janë njerëzit dhe komunikimi me ta si dhe ndihma reciproke, gjithashtu unë
dua të udhëtoj dhe eksploroj kultura të ndryshme. Kam kontakte në të gjitha
kontinentet.

 

Çfarë temash ju
interesojnë të trajtoni në shkrimet tuaja?

 

Deri
më tani botimet e mija kanë qenë vetëm akademike dhe të lidhura për një
tematikë në lidhje me ligjin dhe marrdhëniet ndërkombëtare, dhe aplikimi i tyre
në pavarësinë e Kosovës.

 

Çfarë e bën të suksesshme një shkrimtar?

 

Një shkrimtar bëhet i sukseshëm
vetëm nëse i lexohen librat, pasiqë nëse një përson paguan për një libër
akademik, apo një libër të çfarëdo zhanri, kjo do të thotë se libri ka një
vlerë për lexuesin.

 

Cila është lëmia e juaj e preferuar që ke punuar apo punon?

 

Si immigrant që kam ardh me një
Anglishte shumë bazike dhe kam punuar në shumë lëmi, por puna ime me imigrantët
dhe të burgosurit e imigrimit sa ishte sfiduese aq edhe emocionuese, pasiqë unë
isha drejtuesi dhe arrita që të rris volumin e shërbimit ndaj klientëve dhe
rrita fondet shtatë fish në tetë vite.

 

Projekti
në të cilin punoj tashti, lidhet përsëri me imigrantët dhe abuzimin e tyre nga
kriminelët duke u trafikuar ne Mbretërinë e Bashkuar, si dhe përdorimi i tyre
si skllav modern. Trafikimi i qenjeve njerëzore është biznesi më
fitimprues ilegal në botë pas prostitucionit. Qeveria Britanike është
nënshkruese e Konventës Evropiane Kundër Traffikimit të Qenieve Njerëzore
(2005) dhe ka nxjerr Ligjin e Sllavërisë Moderne  (Modern Slavery Act, 2015). Shteti ka krijuar
Mekanizmin Kombëtar të Referimit (National Referal Mechanism), dhe lufton trafikimin
e qenieve njerëzore dhe sllaverinë moderne duke mbrojtur viktimat dhe duke
nxjerrë kriminelët para drejtësisë.

Unë
managjoj projektin në Kent dhe jam në kontakt të rregullt me të gjitha
departmantet e shtetit siç janë: policia, prokuroria, gjyqësori, shëndetësia,
edukimi si dhe kontaktet me organizata jo qeveritare. Viktimave ju sigurohet
strehimi, përdorimi i përkthyesëve, ndihma bazë financiare, sigurimi dhe
kontaktet me avokatët, përdorimi i psikologëve etj. Për fat të keq Shqipëria
bashkë me Vietnamin është në pozitë të parë për nga numri i trafikuar që procesohen
përmes Mekanizmit Kombëtar të Referimit. Referimi i viktimave bëhet nga të
gjitha departmantet e shtetit, mirëpo, edhe viktima mund të lajmërohet në
departmante shtetërore si i/e trafikuar. Qëllimi im është që në të ardhmen të
punoj jashtë Britanisë, e sidomos në vendet Ballkanike nga ku shumë njerëz
trafikohen ose kalojnë nëpër këto vende.

Ku mund të blihet libri, në treg, shtëpia botuese dhe linqet
online?

 

Libri
im do jet jo vetëm në formë të shtypur që lexuesi t’a blejë dhe t’a mbajë në
dorë, mirëpo do të jet edhe në formë elektronike që lexuesi t’a ketë në
formatin eBook. Libri mund të
gjendet online në vegëzen:

https://www.authorhouse.co.uk/Bookstore/BookDetail.aspx?BookId=SKU-001175401

 

Na flisni më shumë që qytetin nga vini, ku jetoni tani, jetën
dhe disa nga veprimtaritë e tuaja.

Unë vij nga Prishtina ku kam mbaruar fakultetin
Juridik. Kam jetuar 10 vite në Londër dhe ka 14 vite që jetoj në Kent që njihet
me emrin “Garden of England” (Kopshti i Anglisë). Pak para shkatërrimit zyrtarë
të ish Jugosllavisë, kam imigruar në Londër ku tani me krenari deklaroj se kam
punuar si pjatalarës. Për 8 vite kam qenë Drejtor gjeneral i një Organizate
Joqeveritare Britanike që ka mbështetur migrantët e mbi 100 nacionaliteteve. Në
moshën e pjekurisë kam kryer masterin e ligjeve në Universitetin e Kentit. Tani
punoj në një projekt kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe skllavërisë
moderne.