Tiparet që tërheqin më shumë njerëzit

727
Ndryshe nga sa besohet gjerësisht, dashuria dhe tërheqja është shumë më pak si një novelë romantike dhe më tepër si një udhëtim në psikologji. Ja çfarë shkenca thotë se ndodh në prapaskenë ndërkohë që Kupidi hedh shigjeta.
1.Buzët tuaja
Kjo shpjegon mitin e Angeline Jolie apo Scarlet Johanson. Për më tepër ngjyra e kuqe dhe ajo pink u zbulua se e tërheqin vëmendjen e meshkujve më gjatë.
2. Kontakt i fortë sy më sy
Sytë vërtet janë dritarja e shpirtit por mund të jenë edhe dera nga ku kalon vëmendja e të dashurit tuaj. Bebet e syrit zgjerohen kur pëlqejmë dikë gjë që konsiderohet tërheqëse për palën tjetër.
3. E bardhë prej perlash
Kërkimet sugjerojnë se dhëmbët e bardhë dhe të drejtë janë më tërheqës ndaj furca, filli dentar dhe vizitat e rregullta te dentisti janë të domosdoshme.
4. Një zë i lartë dhe i hollë
Kërkimet sugjerojnë se zërat e hollë janë më seksi sepse sugjerojnë një masë të vogël trupore që në shoqërinë tonë shihet si më tërheqëse.
5. Këllqe
Duket se meshkujt pëlqejnë ijet e gjera më shumë se ato të ngushta te femrat.
6. Bëjini të shohin te kuqe
Një studim i stereotipeve të ngjyrave vuri përballë 2 foto të së njëjtës femër në njërën e veshur me blu dhe në tjetrën me të kuqe. Kjo e fundit rezultoi të ishte më tërheqëse dhe e dëshirueshme.
7. Gjuha e trupit
Të anohesh, të përkulësh kokën apo të drejtosh këmbët drejt një personi është një formë komunikimi që tregon tërheqje.
8. Simetria e fytyrës
Kjo është dicka që nuk është në dorën tuaj ndaj s’mund ta ndryshoni vetëm nëse i nënshtroheni bisturisë gjë që nuk ua sugjerojmë.
9. Vetëbesimi është çelësi
Tërheqja nuk ka të bëjë vetëm me dukjen. Janë po ashtu shumë tipare të karakterit tuaj që ju bëjnë tërheqëse dhe vetëbesimi është një prej tyre.
Sigal