Thesari më i çmuar në botë, me vlerë 66.7 mln euro

548
66.7 milionë euro për këtë diamant 59.6 karatësh, me peshë 12 gramë. Njihet si “ylli rozë” dhe konsiderohet si një prej thesareve natyrorë më të çmuar të botës. 
Pikërisht ky diamant i rrallë theu rekord botëror për çmimin e shitjes të martën, në shtëpinë e ankandeve Sothebi’s në Hong Kong. Drejtuesja e ankandit tha se kjo shitje i dha një vlerë të veçantë edhe Hong Kongut, duke provuar se ishte një qendër ndërkombëtare tregtie. 
Bëhet fjalë për një diamant tepër të vlerësuar, pasi tre vite më parë po i njëjti diamant ishte shitur me një vlerë edhe më të lartë, 78 milionë euro, në zyrat e po të njëjtës firmë ankandesh në Gjenevë.
Por biznesi i diamantëve që e bleu, falimentoi. Ndaj dhe Sothebi”s anuloi blerjen duke u detyruar ta rinxjerrë në ankand. Diamanti rozë thyen rekordin e mëparshëm që e mbante “Oppenheimer Blue” i shitur për 54 milionë euro
Sigal