Tenori shqiptar, Agim Hushi, ftohet të drejtojë operën e Singaporit

742
Lajmi se tenori i njohur Agim Hushi është ftuar të drejtojë një nga operat e Azisë, është hedhur nga ai vet në facebook-un e tij. Hushi shprehet se është ftuar nga Ministri i Kulturës dhe së bashku me bashkëshorten do të nis jetën e tij të ndërprerë në Singapor.
Ja letra me të cilën Agim Hushi lajmëron miqtë e tij në FB për lëvizjen e radhës në karrierë, si drejtues, një vit pasi njoftoi publikun shqiptar se do të këndonte më:
“Të dashur Miq
Të gjithë ju që më kini suportuar, shkruar, dhënë dashuri dhe kurajo, që më kini dalë zot dhe ngrohur me dashamirësinë tuaj ju njoftoj se jeta ime do të ndryshojë në mënyrën më të bukur!
Që nga viti 1991 ne kemi filluar shtegëtimin tonë dhe tashmë u mësuam të jemi qytetar të botës.
Nga Hungaria, Australia, Singapori, Amerika e Neë Zelanda, Kuala Kumpur e Mynihu, Milano, Pekini, Parisi, Londra e Viena!
Kemi njohur vende dhe njerëz, keni lënë pas miq e dashamirës të pafund bashkë me emrin tonë, jo vetëm si familja Hushi, por mbi të gjitha si shqiptar! 
Por ajo që më bën krenar është se kudo ku kam shkelur kam bërë më të mirën dhe kam marrë vlerësimet maksimale!
Por këto ditë ne fillojmë një jetë të re, të bukur në një nga vendet më të mrekullueshme të Azisë, plot diell dhe i shquar si vendi me njerëzit më të butë dhe më të dashur në botë.
Jam ftuar personalisht nga Ministri i Kulturës së këtij vendi për të kontribuar në kulturen klasike dhe drejtuar Operën Kombëtare të këtij vendi!.
Bashkë me Kristinën ndihemi të lumtur, të freskët dhe plot energji për të filluar këtë pjesë të re të jetës tonë të ndërprerë me 2005 në Singapore!
Natyrisht do të mbaj dhe detyrën si drejtues i departamentit të kantos në Universitetin e Vjenës, në shtator, por Azia tashmë do jetë shtëpia jone e re, e shumëndërruar!
Miq të mrekullueshëm, do mbetemi në kontakt dhe natyrisht do t’ju vë në dijeni për takimet dhe punët e mëdha që kam përpara
Ju përqafoj duke ju uruar të gjithëve:
Shëndet, Paqe, Lumturi dhe Begati për Ju dhe familjet Tuaja
Me respekt dhe dashuri” 
Sigal