Të shtëna që tronditën botën

565
Dy të shtëna armësh, ndoshta kurrë më parë nuk kanë formuar një lidhje midis një vije të tillë të shkaqesh të komplikuara dhe një larmie të pafundme efektesh, edhe më të komplikuara”. Kështu shkruante Nju Jork Tajms për atë që kishte ndodhur në Sarajevën e largët, në Bosnje dhe Herzegovinë, një ditë më parë – 28 qershor 1914. Gjatë një vizite zyrtare për të inspektuar ushtrinë austro-hungareze, Duka Franz Ferdinand dhe gruaja e tij Sofia u vranë nga fshatari boshnjak Gavrilo Princip, 19 vjeç. Ai ishte një nga tre vrasësit që u dërguan në Sarajevë nga Dora e Zezë, një grup terrorist kombëtar që kërkonte pavarësinë nga Austria-Hungaria për Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën. Atentati i parë nndaj Dukës – një granatë e hedhur në makinën e tij – kishte dështuar dhe vrasësit ishin shpërndarë. Disa orë më vonë, Princip ndodhi të ishte në një kafene, ndërsa makina e Dukës po kalonte. Ai qëlloi armë dhe realizoi misionin e tij. Për krimin, ai u dënua me 20 vjet burg, maksimumi për kriminelët nën moshën 20 vjeç. Ai shërbeu vetëm një kohë të shkurtër, dhe vdiq në burg në vitin 1918.
Sigal