Taksa shtesë për apartamentet, lokalet dhe tokën

1426
Përparim HALILI

Tarifa e taksës për çdo m2 banesë, objekt biznesi, truall e tokë bujqësore sipas viteve dhe zonave
Sipas regjistrit të “Kadastrës Fiskale”, caktohet vlera e detyrimit që duhet të paguajnë pronarët
Pasuritë e paluajtshme në Shqipëri, në çdo moment pas krijimit të tyre prej qytetarëve e bizneseve, janë përfshirë dhe përfshihen rregullisht në “Kadastrën Fiskale”, në bashkëveprim me Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të paluajtshme për pronat e regjistruara dhe në bashkëpunim me njësit e pushtetit vendor për pasuritë e paregjistruara ose në proces regjistrimi hipotekor, mbasi sipas ligjit, çdo posedues prone ka detyrim të bëjë vetë-deklarimin e sipërfaqes së pronës ndërtesës ose tokë, në rast se i mungon dokumentacioni i pronësisë, duke dorëzuar vetë-deklarimin pranë bashkisë ku ndodhet prona. Në “Kadastrën” Fiskale”, gjenden të regjistruara dhe regjistrohen gjithë pronat sipas ndryshimeve që pësojnë, qysh prej momentit kur kanë kryer procedurën e shit-blerjes ose ndryshimeve të tjera fizike e pronësore. Sa për saktësim, “Kadastra Fiskale” shërben si bazë të dhënash për sipërfaqen nga e cila përbëhet çdo pasuri, me objekt taksimin e tyre për çdo metër katror, referuar Ligjit nr. 9632, datë 30.10.2006 të taksimit të pronës, të ndryshuar. Ky regjisor kadastral fiskal, bënë evidentimin e çdo pasurie në vend, sipas vlerës së tregut dhe taksës që duhet të paguaj çdo vit, për çdo metër katror sipërfaqe. Ashtu si vlera e shitjes edhe vlera e taksës fiskale të pasurisë është përcaktuar për çdo qark, bashki, qytet, fshat, zonë banimi. Kjo taksë mbush buxhetin e shtetit, që deri në 31 dhjetor 2016, humbiste rreth 0.55% të PPB-së ose rreth 7,6 miliardë lekë të reja në vit vetëm nga mos-taksimi i rregullt i pronave, ose vetëm 35% e vlerës reale të taksimit të saj. Nga mos-mbledhja e kësaj takse, pushteti vendor humbiste çdo vit afro 11 miliardë lekë të reja në vit ose baras me transfertën e pakushtëzuar (fond) që merr nga buxheti i shtetit, ndërkohë që taksa e tokës bujqësore mblidhej vetëm për 10% të sipërfaqes e po kështu, asnjë bashki dhe komunë, nuk ka mbledhur asnjë qindarkë taksë për pasuritë banesa e biznese. Tashmë kjo taksë është vendosur dhe vjelja e saj për çdo metër katrore pasuri i referohet vetëm “Kadastrës Fiskale”. Sipas ligjit në fuqi, taksës mbi pasurinë e paluajtshme i nënshtrohen të gjithë personat fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj, pronarë apo përdorues të pasurive të mësipërme që gjenden në territorin e Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nga niveli i shfrytëzimit të këtyre pasurive. Sot, po publikojmë taksat e reja për çdo metër katror pasuri të paluajtshme sipas qarqeve, rretheve, bashkive, qyteteve, fshatrave dhe zonave në gjithë territorin e Shqipërisë. 
Urdhër i FMN-së…
Ky sistem taksash që do të mblidhet jo me polici, por me “Kadastër Fiskale”, u vendos pas kërkesave të vazhdueshme dhe urdhrit të prerë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për futjen e taksës së re për pasurinë e paluajtshme, sipas vlerës së tregut. Qeveria, në letrën dërguar Fondit, pranoi që ta bënte këtë ligj qysh në shtator 2016, duke miratuar formulën e re të taksës së pronës. Me futjen e taksës së re të pronës, e bazuar te “Kadastra Fiskale”, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar do të ketë rritje të ardhurave, pasi metoda e përllogaritjes së kësaj takse, do të ndryshojë. Aktualisht të ardhurat nga taksa e pronës zënë, 1% të GDP-¬së, por sipas FMN, në vendet e tjera të rajonit ato zënë 6% të GDP-¬së. Në zbatim të detyrimeve që qeveria ka me FMN, pranoi të ndryshonte sistemin dhe vlerën e taksimit të pronës. 
Përllogaritja e taksës së pasurisë
Me formulën e re të llogaritjes, vlera reale e apartamenteve në treg është ajo që do të merret si bazë për taksimin. Sistemi i ri tatimor do të bazohet në regjistrimin elektronik të të gjitha llojeve të pasurive të paluajtshme në vend, nëpërmjet kadastrës fiskale. “Kadastra Fiskale” do të jetë e detajuar dhe do të përfshijë, jo vetëm pronarët, por edhe të dhënat e sakta të pronës. Taksa do të jetë një përqindje e caktuar e vlerës reale të pronës, qoftë kjo apartament apo truall. Në vitin 2013, Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi një raport të titulluar “Taksimi i pasurive të paluajtshme, potenciali i të ardhurave dhe sfidat e implementimit”. Në këtë raport sillen disa eksperienca, se si e kanë aplikuar këtë taksim vende të ndryshme të botës. Mes atyre që kanë marrë nisma së fundmi janë, edhe Kroacia dhe Serbia. Përqindja që përcaktohet për t’u vjelë mund të ndryshojë, por zakonisht për banesat qëndron gjithmonë në 0.11 për qind. Çdo vit mbi këtë vlerë mund të aplikohet një rritje në bazë të inflacionit ose mund të lihet e ngrirë dhe të ndryshojë në çdo 3 vjet ose në çdo 5 vjet. Gjithsesi, sipas raportit të FMN¬, varet shumë nga situata në të cilën ndodhet vendi, niveli i formalizimit të pronës që nga mbyllja e proceseve të legalizimeve dhe problemit të mbivendosjes së pronave. 
Taksa e pasurisë në vit, sipas zonave

Zona 1: Bashkitë Tiranë-Durrës
1. Taksë 15 lekë për m²: Për banesat e ndërtuara para vitit 1993, 
2. Taksë 30 lekë për m²: Për banesat e ndërtuara pas vitit 1993
Zona 2: Vlorë, Fier, Sarandë, Pogradec, Korçë, Elbasan, Berat, Lushnjë, Gjirokastër, Shkodër, Kavajë, Lezhë
1. Taksë 10 lekë për m²: Për ndërtimet e para 1993 
2. Taksë 12 lekë për m²: Për banesat e pas vitit 1993
Biznesi 
1. Taksa 300 lekë për m²: Për ndërtesat që përdoren për qëllime biznesi. 
2. Taksa 300 lekë për m²: Për ndërtuesit që kanë në pronësi, apartamente apo ambiente të pa shitur.

Ja vlera e taksës vjetore, për çdo hektar truall

Kategoria e parë
Bashkia Tiranë: 5600 lekë/ha
Bashkia Durrës: 5600 lekë/ha
Bashkia Kavajë: 5600 lekë/ha
Bashkia Krujë: 5600 lekë/ha
Bashkia Lezhë: 5600 lekë/ha
Bashkia Lushnjë: 5600 lekë/ha
Bashkia Fier: 5600 lekë/ha
Bashkia Vlorë: 5600 lekë/ha
Bashkia Sarandë: 5600 lekë/ha
Kategoria e dytë
Bashkia Shkodër: 4200 lekë/ha
Bashkia Elbasan: 4200 lekë/ha
Bashkia Berat: 4200 lekë/ha
Bashkia Korçë: 4200 lekë/ha
Bashkia Delvinë: 4200 lekë/ha
Bashkia Kurbin: 4200 lekë/ha
Bashkia Peqin: 4200 lekë/ha
Bashkia Kuçovë: 4200 lekë/ha
Kategoria e tretë
Bashkia Gjirokastër: 2800 lekë/ha
Bashkia Përmet: 2800 lekë/ha
Bashkia Pogradec: 2800 lekë/ha
Bashkia Librazhd: 2800 lekë/ha
Bashkia Dibër: 2800 lekë/ha
Bashkia Skrapar: 2800 lekë/ha
Bashkia Mallakastër: 2800 lekë/ha
Bashkia Devoll: 2800 lekë/ha
Bashkia Tepelenë: 2800 lekë/ha
Kategoria e katërt
Bashkia Bulqizë: 1400 lekë/ha
Bashkia Kukës: 1400 lekë/ha
Bashkia Tropojë: 1400 lekë/ha
Bashkia Pukë: 1400 lekë/ha
Bashkia Mirditë: 1400 lekë/ha
Bashkia M. Madhe: 1400 lekë/ha
Bashkia Gramsh: 1400 lekë/ha
Bashkia Ersekë: 1400 lekë/ha
Bashkia Has: 1400 lekë/ha
Sigal