Sot dita e “Halloween-in”, ja legjenda e kësaj feste

554
Sigal

“Halloween” është nata mes 31 tetorit dhe 1 nëntorit që festohet
kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por që kohëve të fundit ka
filluar të përhapet me të madhe edhe në Evropë, prej nga e ka edhe burimin.

Si fjalë, është e formuar nga fjala “all – hallows – even” që do
të thotë “Nata e të gjithë të shenjtëve, e njohur ndryshe edhe si “Nata e
Shtrigave”. Gjatë kësaj feste njerëzit vishen me kostume të ndryshme, shpesh
herë të frikshme, dhe shkojnë që të vizitojnë njëri-tjetrin nëpër shtëpi, ose
mblidhen së bashku për të festuar.
10 simbolet kryesore të Halloweenit janë: Misri dhe gruri, ngjyra portokalli
dhe ngjyra e zezë, merimangat, lakuriqët e natës, macet e zeza, skeletet,
fantazmat, maskat, kostumet dhe shtrigat.

Ekzistojnë versione të ndryshme të traditave të Halloween-it, por
origjinën e vërtetë e gjejmë në festivalin antik të keltëve të njohur si
Samhain. Në Skocinë e vjetër mendohej se ishte pikërisht nata e 31 tetorit, kur
nuk kishte më kufi mes botës së të gjallëve dhe të vdekurve.

Legjenda thotë se shpirtrat, që kishin vdekur gjatë atij viti
mblidheshin së bashku për t’u përzier me botën e të gjallëve dhe më pas për të
nisur rrugën drejt një bote tjetër. Në natën e fundit të të korrave të
vjeshtës, bota ndryshon nga ngrohtësia e diellit të verës në ftohtësinë e errët
të dimrit, toka nga pjellore në shterpë.

Keltët e lashtë besonin që ky tranzicion u jepte formave të
mbinatyrshme një shans për të thyer përmes në botën e të gjallëve dhe
shkatërrime e tyre djallëzore të lulëzonin.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidenti amerikan Barak
Obama dhe zonja e parë, Michele Obama për vite me radhë, kanë organizuar pritje
me ëmbëlsirat e shtëpisë të gatuara nga shefi i kuzhinës presidenciale.

Shtëpia e Bardhë çdo vit mbushet me kunguj, me vampirë e shpirtra
të këqij, rrjeta merimangash e plot simbole të tjera të festës.
Halloween është një industri prej 7 miliardë dollarësh në SHBA dhe renditet si
festa e dytë pas Krishtlindjes.