BSH hedh në qarkullim monedhën e re 5-lekëshe duke filluar nga 1 dhjetori

751
Sigal

Banka e
Shqipërisë njofton publikun se duke filluar nga data 1 dhjetor 2016 do të
hidhet në qarkullim monedha metalike shqiptare me vlerë nominale 5 Lekë, me
kurs ligjor, emetim i vitit 2014.

Rishtypja e monedhave metalike
shqiptare me kurs ligjor, me vlerë nominale 5 Lekë, është miratuar me vendimin
nr. 16, datë 26.2.2014, të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, në
mbështetje të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i
ndryshuar.

Monedha e re metalike, me vlerë
nominale 5 Lekë, emetim i vitit 2014, ka të njëjtën përbërje, pamje, përmasa
dhe peshë, me monedhën metalike me vlerë nominale 5 Lekë, emetim i vitit 2011.
Ndryshimi nga emetimi i fundit i kësaj prerjeje qëndron tek viti i emetimit në
trupin e monedhës, i cili në monedhën e re do të jetë “2014”.

Duke filluar nga data 1 dhjetor
2016, monedha metalike me vlerë nominale 5 lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit
2014, do të përdoret si mjet pagese paralelisht me të gjitha monedhat metalike
ekzistuese në qarkullim të kësaj prerjeje, emetime të viteve të mëparshme