Tuba Buyukustun e njohur për rolin e saj si Elif në telenovelën “Diamantë dhe dashuri” që transmetohet në Tv Klan, është identifikuar si femra më tërheqëse në Turqi.
Përzgjedhja e saj është bërë me anë të një sondazhi në një faqe interneti të quajtur Onedio. Në këtë anketë ka patur më shumë se 902.000 vota ku fansat arab kanë shprehur pëlqimin e tyre për femrat më të bukura turke. Në sondazh përveç Tuba Buyukustun kanë qenë edhe aktore të tjera turke, si Fahriye Evcen, Serenay Sarikaya dhe Baren Seat.
Gara mes tyre ka qenë tepër e nxehtë pasi sonazhdi pësonte ndryshime në rezultate nga minuti në minutë. Sipas burimeve në finale ka arritur Baren Seat dhe Tuba Buyukustun, por më pas kjo e fundit ka kryesuar rezultatin me 68 % më shumë.