Simon Cowell shijon pushimet me familjen

513
Pushimet e familjes së gjyqtarit të X-factor Simon Cowell po shkojnë në mënyrë perfekte . Këtë e vërtetoi një foto që e dashura e Simon, Lauren Silverman postoi në Twitter pasditen e së martës së bashku me djalin e tyre Eric teksa pushonin në Ibiza të Spanjës. Familja shfaqet e lumtur dhe e buzëqeshur ndërkohë që lundronin me varkë.

Por kjo nuk është fotoja e parë në të cilën 55 vjeçari ka treguar afrimitetin me djalin e tij 2 vjeçar Erik. Cowell ka ndarë vazhdimisht foto me të në instagram ku numri i ndjekësve ka arritur në 12.4 milionë.
Sigal