Si lindi 8 marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas

588
8 marsi njihet në të gjithë botën si Dita Ndërkombëtare e Gruas. Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe dhe drejtësi.Në këtë dite reflektohet mbi kurajën dhe veprimet e grave të thjeshta të cilat luajtën një rol të rëndësishëm në historinë e të drejtave të grave.
Por si lindi idea për 8 marsin?
Ideja për “Ditën Ndërkombëtare të Gruas’ u hodh fillimisht në fillim të shekullit të XIX-të, e cila ishte një periudhë e tronditur nga trazirat dhe shtimi i popullsisë, për botën e industrializuar. Madje në shtete të ndryshme kjo ditë festohet si festë kombëtare. Në përputhje me deklaratën e Partisë Socialiste së Amerikës, dita e parë Nacionale e Gruas, u festua në SHBA më 28 shkurt 1909. Deri në vitin 1913 kjo ditë vazhdoi të festohej të dielën e fundit të shkurtit. Në mbledhjen Socialiste Ndërkombëtare në Kopenhagën më 1910, u vendos që ‘Dita e Gruas’ të festohej në të gjithë botën, për nder të lëvizjes së grave për të drejtat e e tyre dhe për ti mbështetur gratë në njohjen e statusit të tyre në shoqëri. Në këtë konferencë morën pjesë 100 gra, nga 17 vende të botës, midis tyre dhe tre gratë e para të cilat u zgjodhën si pjesëtare në parlamentin e Finlandës.
Vetëm pak ditë pas këtij vendimi, në 25 mars, një zjarr tragjik në NY vrau mbi 140 vajza gjatë orarit të punës. Kjo ngjarje pati një rëndësi të madhe në vendosjen e ligjeve të reja në lidhje me kushtet e punës. Në 1913 gratë ruse festuan Ditën e Gruas, të dielën e fundit të muajit shkurt si pjesë e manifestimeve për paqe. Ndërsa në pjesë të tjera të Evropës në 1914 kjo ditë filloi të festohej në 8 mars, shoqëruar me mbledhje dhe manifestime kundër Luftës së Parë Botërore. Më 8 Mars të vitit 1910 në SHBA , Kanada e në vende të tjera të botës u bënë protesta të mëdha për të drejtat e gruas dhe pikërisht atë ditë – See more at: http://shqiptarja.com/news.php?id_legami=201100#sthash.TZKHrofd.dpuf
Sigal