Shuhet Evanthi Cko, Mësuese e Merituar

558
Sigal

Ish-drejtoreshë e shtëpisë së fëmijëve jetimë “Zyber Hallulli”

Ish-studente në Institutin Femëror“Nëna Mbretëreshë” në vitin l940,  ajo mbaron shkëlqyeshëm, dhe emërohet mësuese në shkollën “Naim Frashëri”, në Tiranë. Atëherë Evanthia ishte vetëm 20 vjeçe, një vajzë e brishtë dhe pak e ndrojtur, porqë pasioni i saj i vetëm qysh nga fëmijëria e saj e hershme për t’u bërë mësuese, tashmë ishte bërë një realitet.

Bija e GrigorZoraqit dhe e motra e kompozitorit të njohur Nikolla Zoraqi, ajo vinte nga një familje intelektuale tepër e respektuar dhe e njohur që në atë kohë. Të qenit brenda një familjeje intelektuale dhe me tradita të shkëlqyera, duket se ky fakt kishte ndikuar ndjeshëm në karakterin dhe personalitetin që e bënin të kompletuar dhe tepër te dashur portretin e kësaj edukatoreje të talentuar dhe të palodhur.

Profesioni i mësuesisë, Evanthi Cikon  do t’a obligonte për t’iu përkushtuar më shumë punës me fëmijët dhe nxënësit e saj. Shumë shpejtë ajo do të fitonte zemrat e atyre fëmijëve që shikonin tek mësuesja e tyre modelin e një edukatoreje dhe nëne shembullore,  edhe pse tepër e re në moshë për rolin që ajo luante. Në vitin 1942, nis profesionin e mësuesisë në shkollën fillore “Naim Frashëri”, Tiranë, për të vijuar më pas në shkollën 7-vjeçare “Mihal Grameno” dhe “Koci Bako”në qytetin e Korçës. Porduket se puna si mësuese nuk mjaftonte për të mbushur kohën të cilën ajo e çmonte shumë, dhe për këtë arsye ajo angazhohej edhe në Radio – Tirana si spikere, për të prezantuar programet eorëve të mbrëmjes nga viti l941 – l945.

Në vitin 1951 kthehet në Tiranë me bashkëshortin Mihal Ciko (Artist i Merituar) dhe emërohet mësuese në shkollën “Hasan Vogli”. Pas dy vjetësh, Seksioni i Arsimit i komunikon detyrën e drejtoreshës në shkollën ushtrimore “Ismail Qemali”, Tiranë për të vijuar më pas karrierën e mësuesisë në disa shkolla të tjera të Tiranës si “11 Janari”, “Vasil Shanto”, “Luigj Gurakuqi”. Pas disa vitesh emërohet inspektore e arsimit në Komitetin Ekzekutiv të qytetit të Tiranës.

Evanthi Ciko tepër e preferuar nga dashamirësit dhe miqtë të cilët e rrethonin, ashtu edhe  familja që ajo kishte krijuar, ndjente brenda qenies së saj si nënë dhe mësuese se kishte plot rezerva dashurie dhe humanizmi, cilësi këto për të cilat kishin nevojë shumë nga ata që kurrë nuk e kishin ndjerë nga afër dashurinë dhe ngrohtësinë prindërore. Dhe ata që kishin më shumë nevojë se askush tjetër për këtë dashuri dhe humanizëm të kësaj gruaje  me zemër të madhe, ishin fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës “8 – Nëntori” në Kryeqytet, të cilët qysh në ditën e parë kur Evanthi Ciko filloi punën si drejtoreshë në këtë Shtëpi Fëmije, në vitin 1965, ata e thërritën me emrin “Nënë”.

Mbi rolin dhe kontributin e Evanthi Cikos, e mirënjohura Tinka Kurti, “Artiste e Popullit”, ka përjetësuar figurën e nënës në filmin artistik shqiptar “Si gjithë të tjerët”. Ky film i kushtohet tërësisht punës pasionante e të palodhur të kësaj  nëne dhe edukatoreje të talentuar.

Më 13 Korrik 1970, del në pension, porvazhdon të ngelet aktive në jetën dhe veprimtaritë shoqërore. Për kontributin e dhënë në fushën e mësuesisë, ajo është nderuar me titullin “Mësuese e Merituar” si dhe me një serë Urdhrash dhe Medalje. Më 20 Maj 2010, Presidenti i Republikës i akordon Evanthi Cikos “Medaljen e Mirënjohjes” me këtë motivacion: “Për punë plot përkushtim me fëmijët jetimë, duke u bërë model I shkëlqyer dhe shembull i madh frymëzimi për të gjithë gjeneratat e edukatorëve dhe drejtuesve të këtyre institucioneve në edukimin dhe mirërritjen e fëmijëve pa kujdes prindëror”.

Evanthi Ciko, u nda nga jeta ditën e hënë, datë 22 Korrik 2013. Homazhet do të zhvillohen, sot, datë 23 Korrik 2013, Ora 11.00 – 12.00 pranë Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë.