Shpresa Drasati (Tafili): ‘Miss dhe Mister Vogelushi’ në Shkodër, një spektakël magjik

983
Sigal

PERSONAZH/ Flet presidentja e “Shkodra next top model, agjenci mode dhe spektakli”, Shpresa Drasati (Tafili)

Një eveniment mjaft simpatik dhe i bukur është mbajtur në mbrëmjen e 25 nëntorit në Teatrin ‘Migjeni’ në Shkodër që ka shpallur vogëlushët më të bukur të këtij qyteti.  ‘Miss dhe Mister Vogëlushi’ kështu është pagëzuar eventi nga producentja dhe presidentja e ‘Shkodra Next’, Shpresa Drasati, e cila falë punës së saj e ka finalizuar mjaft bukur në praninë e shumë spektatorëve që kishin mbushur sallën e teatrit. Ideja për këtë spektakël i lindi nga një vajzë e vogël e cila e zgjoi brenda vetes, dhe e shtyu që kjo ide kaq e bukur të bëhej realitet. Gjithçka ndodhi kështu: një ditë ndërsa po shëtiste me familjen në pedonalen e qytetit, kur ju afrua një vajzë e vogël dhe i thotë: teta o teta!!! Shpresa u kthye gjithë buzëqeshje e kureshtje duke shikuar atë engjëll të vogël, që po e shikonte drejt me ca sy që shndrisnin gjithë gëzim.  Urdhëro shpirt i thotë… Vajza vazhdoi: o teta po ju vetëm për të rritur organizoni spektakle? Po për te vegjël nuk bëni diçka? Edhe unë kam dëshire te bëhem një princeshë. E përqafoi vogëlushen dhe i thotë do shohim shpirt edhe pse ti je një princeshë gjithsesi. Pasi u gjend vetëm në zyrën e saj filloi të mendonte më thellë, dhe vendosi. Do e bëj. Pse jo? Pse mos ti gëzoj, edhe zemrat e vogla të fëmijëve të qytetit tim? Kështu lindi ideja, dhe ndjehej shumë e kënaqur, që ajo vajze e takoi atë ditë, sepse të punosh me fëmijë është privilegj, është bote më vete, është thjesht mrekulli, sepse fëmijët janë dhe mbeten mrekullia më e bukur ne botë..

– Sa fëmijë morën pjesë në spektakël?

U shoqëruan nga prindërit për të marrë pjesë 230 fëmijë, në pamundësi për ti mbajtur të gjithë, dhe sipas provave që u bënë kemi zu pranuan 30 fëmijë, ishin pjesëmarrësit zyrtarë të këtij spektakli.

– Cilët ishin jenë pjesëtarë të jurisë?

Pjesëtarët e jurisë ishin zotëri Zef Çuni dhe Sajmir Visha, profesionistë të vërtetë

 Në cilin institucion u zhvillua ku event?

Ky spektakël u zhvillua në “Teatrin Migjeni”, dhe ishte festa me e bukur e realizuar për fëmijë në atë skene, sepse në të sfiluan princat e princeshat e familjeve shkodrane.

– Cila ishte vështirësia më e madhe e eventit?

  I kaluam, sepse unë jam nënë vete, mjafton të dish të sillesh me fëmijë, dhe fëmija bën gjithçka me kënaqësi.

Kush ishte pjesa më e veçantë e spektaklit?

Pjesa më madhështore mendoj ishte momenti, kur kategoria e te rriturve te Miss dhe Mister Shkodra sfiluan bashkë me princeshat dhe princat e Miss dhe Mister vogëlushja ku u ndërthurën dy bukuri të ndryshme, dhe dy gjenerata të ndryshme. Besoj ishte një emocion për të dyja palët..

A keni pasur më parë eksperiencë në evente të tilla?

 Normale që kjo nuk është hera e parë që unë organizoj një spektakël të tillë, sepse kam pasur edhe eksperiencë me kategorinë tjetër me të rinjtë e qytetit tim në Miss dhe Mister Shkodra, ku, si unë edhe të rinjtë dhe spektatori mbetën shumë të kënaqur.

– Veshja një element i veçantë, si e keni ideuar apo keni zgjedhur stiliste profesioniste?

Unë i kam organizuar, dhe ideuar vetë sfilatat. Duke pasur parasysh se ishim në prag të 28-29 nëntorit mendova se veshjet për këtë rast do të ishin perfekt. Dhe ashtu rezultoi.

Vështirësia më e madhe?
Vështirësia më e madhe mbetet ana e sponsorizimit. Sponsori i vetëm dhe më i madh jam unë. Gjithçka dhe çdo gjë bëhet nga unë. Kjo është dhe mbetet pjesa me e vështirë e këtij spektakli