Shenjtërimi Nënë Terezës, Papa Françisko katekizëm në sheshin Shën Pjetër

324
Dita e Shenjtores shqiptare

Papa Francesko firmosi dekretin e shenjtërimit të Nënë Terezes më 15 mars, ceremoni që do të mbahet nesër në bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan. Ndryshe nga sa kishte kërkuar Kisha Katolike Indiane, ceremonia e Shenjtërimit të Nënë Terezës do të jetë eventi kryesor i Viti Jubilar të Mëshirës në Vatikan.
Dita e nesërme do të shënohet në Kalenderin Apostol si Dita e Shenjtores shqiptare Nënë Tereza e Kalkutës. Më 17 dhjetorin e kaluar Papa Francesko ka firmosur dekretin për njohjen e mrekullisë së kryer nga Nënë Tereza në shërimin e plotë nga një tumor në tru, në gjendje mjaft të avancuar, të një besimtari nga dioqeza e Santos, në San Paolo të Brazilit.
Më 19 tetor të 2003 Papa Gjon Pali i II e shpalli Nënë Terezën të “E lume” e sipas rregullave të së drejtës kanonike festa e saj kremtohet çdo vit më datën 5 shtator.
Kush ishte Nënë Tereza
Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nënë Tereza lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta, (Indi), ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen. Më 19 tetor të vitit 2003 u shpall e lume nga Papa Shën Gjon Pali II.