Scherzinger në romancë me tenistin Grigor Dimitrov

530
Të gjithë menduan se Nikole Scherzinger dhe ylli i Formula 1, Lewis Hamilton mund të ribashkoheshin, pasi u fotografuan së bashkë në një klub nate, por në fakt e vërteta është ndryshe. Mes tyre nuk mund të ndodhë më asgjë pasi Nicole ka e ka gjetur dashurinë në krahët e tenistit 24 – vjeçar, Grigor Dimitrov. Plot 13 vite diferencë ka mes çiftit por kjo nuk i ka penguar aspak që të jenë në një lidhje dashurie. Sipas ‘The Sun’, këngëtarja shoqërohet me tenistin bullgar që nga muaji qershor, menjëherë pasi ai u nda nga e dashura e tij, tenistja me famë botërore, Maria Sharapova.

Grigor konsiderohet si një ndër meshkujt më seksi në tenis, ndërsa sa për Nicole dihet që ajo i ka dobësi sportistët. Një burim tha për gazetën se, Nicole dhe Grigor janë të çmendur pas njëri – tjetrit dhe gjatë gjithë kësaj kohe e kanë mbajtur lidhjen e tyre të fshehtë pasi nuk duan që marrëdhënia e tyre të jetë nën presionin e gazetave dhe publikut. Ish-liderja e ‘Pussy cat doll’u nda pas një lidhjeje 7-vjeçare me kampionin e Formula 1 Leëis Hamilton në fillim të këtij viti. dhe dihet.
Sigal