Sarandë/Bashkia shkatërroi, zhduku dhe rigroposi Sarandën e nëndheshme antike për të mos anuluar një tender rruge

439
Sigal

Bashkia e Sarandës,
kur bëhet fjalë për finalizim tenderësh me leverdi reciproke mes drejtuesve të
saj dhe fituesve të tenderëve me fondet publike, nuk ndalet as kur gjatë
punimeve  të kryera nga firmat fituese të
ndërtimit e rikonstruksionit të rrugëve dhe ndërtimit të ujësjellësve, duke
lejuar firmat që të vazhdojnë t’u vërsulen vlerave të trashëgimisë kulturore e
historike me ruspat dhe eksplozivët që përdorin. Një krim të tillë anti-kulturë
kombëtare, kryebashkiakja e Sarandës, Floriana Koka e ka lejuar edhe në rastin
e rikonstruksionit të objektit “Rruga e Flamurit”. Çfarë ka ndodhur? Në emër të
mos anulimit të tenderit, kryebashkiakja dha urdhër që të mos ndalen punimet
edhe pse ekskavatorët zbuluan qytetin e vjetër mijëvjeçar të Sarandës, i cili
gjendet poshtë qytetit aktual. Pas apelit të specialistëve të Monumenteve të
Kulturës, të cilët dhanë alarmin për ndalimin e shkatërrimit që ruspat e firmës
ndërtuese po i bënin qytetit të vjetër të nëndheshëm të Sarandës,
kryebashkiakja Koka në vend që të ndalte punimet dhe ta shpallte zonë të
mbrojtur, urdhëroi të vazhdonin punimet shkatërruese e zhdukëse të këtyre vlerave
monumentale, duke “përkëdhelur” tenderin e rrugës, me pasojë shkuljen,
shkatërrimin dhe rigriposjen e Sarandës antike që u zbulua nga punimet e
rrugës!. Këtij krimi ndaj vlerave të kulturës kombëtare, i ka mbajtur “iso”
Ministria e Kulturës e cila “çuditërisht” heshti edhe pas alarmit të dhënë,
duke u bërë palë me kryebashkiaken Koka. Është fjala për vazhdimin e punimeve për
rivitalizimin e “Rrugës së Flamurit” në qendrën e Sarandës, investim që zhduku
dhe rigroposi Sarandën e vjetër, masakër për të cilën po heshtin Ministria e
Kulturës, Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Agjencia e Shërbimit
Arkeologjik.