Rita Ora, rokeri Travis Barker, i dashuri i këngëtares

582
Rita Ora është në lidhje me bateristin e grupit “Blink 182”, Travis Barker. Sipas “US Weekly”, këngëtarja shqiptare është duke shijuar ditët e para të lidhjes me këngëtarin amerikan dhe së fundmi janë parë bashkë në një ndeshje të basketbolli. “Rita iu afrua e para dhe që nga ajo kohë ata janë së bashku. Atij i pëlqejnë femrat interesante dhe ajo është shumë e bukur”, ka thënë ky burim për revistën amerikane.

Kujtojmë se 39-vjeçari ka qenë i martuar me Shanna Moakler nga viti 2004 deri më 2009. Këngëtarja së fundmi është ndarë nga i dashuri i saj Ricky Hilfiger ndërsa më parë ka qenë në lidhje edhe me Calvin Harris. Gjyqtarja e re e “X Factor”-it, 24-vjeçe, dhe i biri i Tommy Hilfigerit, 25-vjeç, i dhanë fund lidhjes së tyre pasi që ajo tashmë është përqendruar në karrierën e saj. Krijuesja e hitit Poision, Rita Ora, për momentin po qëndron në Angli për shkak të angazhimeve si pjesë e jurisë në shfaqjen e talenteve X Factor England.
Sigal