Provimet e Lirimit shtyhen nga zgjedhjet, ja datat e reja

607
Gati një muaj pas shpalljes së datave të provimeve për minimaturantët, ministria i ndryshon sërish ato.
Maturantet ne provime
Me një udhëzim të dytë, janë përcaktuar datat e reja për arsimin bazë. Ajo që nuk ka ndryshuar është provimi i gjuhës së huaj, i cili do të zhvillohet më 12 qershor.
Sakaq, Gjuha Shqipe nuk do të zhvillohet një ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme më 19 qershor, (siç ishte parashikuar në udhëzimin e datës 13 shkurt) por në datën 22. Cikli i provimeve mbyllet me 27 qershor me provimin e matematikës.
Në faqen zyrtare të ministrisë së arsimit është bërë publike rregullorja dhe programet orientuese të të trija lëndëve, shkruan “Panorama”.
Kështu, ata që përfundojnë këtë vit arsimin 9-vjeçar kanë edhe tre muaj kohë për t’u përgatitur.
Datat e Provimeve PKAB 2017 janë:
1- Gjuhë e Huaj 12 Qershor 2017
2- Gjuhë Shqipe 22 Qershor 2017
3- Matematikë 27 Qershor 2017
Sigal