Pasojat e pariparueshme të pagjumësisë

658
Arsyeja pse flemë shkon përtej faktit se gjumi na rimbush me energji. Çdo 12 orë truri ynë ndryshon gjendje kur ne flemë për të hequr nënproduktet toksike të aktivitetit nervor ditor.
Shkencëtarët kanë zbuluar se gjumi i pakët bën që truri të “likuidojë” një sasi të madhe neuronesh dhe lidhjesh sinaptike dhe të cilat janë të pariparueshme.
Studimi u krye nga një ekip i udhëhequr nga Michele Bellesi nga Universiteti Politeknik Marchet në Itali, i cili ekzaminoi përgjigjen e trurit të gjitarëve ndaj zakonit të gjumit të pamjaftueshëm.
Si qelizat në çdo pjesë të trupit tonë, edhe neuronet në tru rifreskohen në mënyrë të vazhdueshme nga dy lloje qelizash mbështetëse. Këto qeliza janë përgjegjëse për pastrimin e qelizave të vjetra dhe të lodhura në një proces që quhet phagocytosis.
Më parë, dihej se ky proces ndodhte gjatë gjumit, por tashmë rezulton se i njëjti proces ndodh edhe kur jemi pa gjumë. Por, në këtë rast, në vend që të jetë diçka e mirë, truri e kalon cakun me pastrimin e neuroneve e sinapseve dhe nis të dëmtojë veten.
Studimi është publikuar në “Journal of Neuroscience”.
Mendoni sikur nga shtëpia juaj duhet të pastrohen mbeturinat teksa jeni në gjumë, ndërsa në aty vjen dikush që ka ditë që s’ka fjetur dhe ju heq nga shtëpia televizionin, frigoriferin dhe qenin e familjes sëbashku me mbeturinat.
Ky proces mendohet se mund të jetë i lidhur edhe me Alzheimerin.
Megjithëse nuk dihet ende me saktësi nëse i njëjti proces si tek minjtë ndodh edhe tek njerëzit, fakti se vdekjet nga Alzheimeri janë rritur me 50 për qind që prej vitit 1999, sëbashku me betejën e shumë njerëzve për të siguruar gjumë të rehatshëm natën, nënkupton se ne duhet të përpiqemi shumë të arrijmë tek përgjigjet e sakta, madje shpejt.
Sigal